Home KRYESORE I VDES GRUAJA NGA KANCERI. JA ÇFARË BËN BABAI ME VAJZËN 2...

I VDES GRUAJA NGA KANCERI. JA ÇFARË BËN BABAI ME VAJZËN 2 VJEÇE!

0

Ben dhe Ali Nunery kur u martuan, si shumë çifte ata kishin bërë disa foto në shtëpinë e tyre të re për t’i ruajtur si kujtime të bukura. Për fat të keq historia e dashurisë dhe lumturisë së tyre zgjati shumë pak.

Ali vdiq nga një luftë me kancerin dy vite pas martesës, duke lënë pas bashkëshortin dhe vajzën e tyre të vogël, Olivia.

Dy vite më vonë familja vendosi që ta shiste shtëpinë dhe të zhvendoseshin diku tjetër. Por para se të largoheshin prej asaj shtëpie ku ishin martuar dhe kishin jetuar ato pak vite të lumtur, Ben dhe vajza e tij vendosën t’i rikrijonin edhe një herë fotot e dasmës në kujtim të Ali­s.

“Doja t’u tregoja njerëzve përmes këtyre fotove se edhe pse e humba gruan time, kjo nuk ishte e gjithë historia…veç humbjes dhe dhimbjes së madhe ishte gjithashtu një histori dashurie. Vendosa që së bashku me vajzën time t’i rikrijoja edhe një herë ato foto, sepse dua që t’i kujtojnë Olivias shtëpinë ku nisi jeta e saj dhe ku familja jetoi së bashku e lumtur’, është shprehur Ben.

Share:
Reklama juaj