Home KRYESORE Kush është sot vendi im?

Kush është sot vendi im?

Nga Ylli Dylgjeri

Presidenti i vendit tim është në sherr me Kryetarin Bashkise së qytetit tim.

Kryeministri i vendit tim është në sherr me Kryetarin e Opozitës së vendit tim. Koalicioni Im është në sherr me Opozitën time.

Ministri i Rendit në vendin tim është në konflikt me Prokurorin e vendit tim. Babai i drejtorit të kabinetit në një Ministri tjetër është në konflikt me të birin.

Ish kandidati për Rektor Universiteti eshte ne konflikt me Rektorin e zgjedhur. Ekipi i Futbollit tim është në sherr me Ekipin fqinj.

Ish profesori im, eshte ne konflikt me mua ish studentin. Në një çift me dy femije, me dy barqe, çuni im eshte sherr me gocën tënde.

Doni me sherre?
Ky është sot vendi Im.Trishtim

Share: