Home KRYESORE Pas Elvisit, do publikohet edhe dosja e Ed-Vin Ramës

Pas Elvisit, do publikohet edhe dosja e Ed-Vin Ramës

Nga Kreshnik Spahiu*

4 vjet mashtime, 4 vjet paftyrësi, 4 vjet maska për një pazar në dy mandate kryetari Bashkie ose për të mbrojtur preçedentin penal anolog të kryeministrit në Francë!

A e kishte Edvini të vështirë t’ja kthnte mbrapsht ryshfetin apo e mbrojti 4 vjet në media, gazeta, intervista dhe fushata sepse edhe ai ka qënë i dënuar në perëndim? Edvini e mbrojti Elvisin fatkeqësisht edhe pasi dha dorëheqje për të justifikuar pazarit e tij politik apo për të përgatitur dosjen e madhe që do të publikojnë diplomatët së shpejti.

Debati nëse kryetari i Bashkisë Kavajë e kishte emrin Ervin, Edvin apo Elvis nuk kishte në thelb mbrojtjen e socialistit kavajas por motivet dhe alibinë që po përgatit Edvin Rama për të shkuarën e tij si refugjat.

Pse Edvin Rama ka ndryshuar emrin pasi u kthye nga refugjat në Paris?

Elvis Roshi kishte humbur kujtesën dy herë. E para për arrestimin në Gjermani dhe e dyta për dënimin me burg në Itali.

Kryeministri Rama e mbrojti me fanatizëm deri në fund. Ai sapo u justifikua që kur e kandidoi ishte me dëshmi penaliteti të pastër, madje e legjitimoi duke thënë se është normale burgu kur ke qënë i ri në emigracion.

A mos mendoni se kryeministri po mbron Elvis Roshin?

Joooooo gaboheni. Edvin Rama po përgatit avokatinë e vetë-vetes dhe dosjen e madhe.

Së shpejti të gjithë do jeni dëshmitarë të arsyes kriminale pse Edvini e ndryshoj emrin në Ed Rama pikërisht në moshën 38 vjeç.

Por ky nuk është shqetësimi dhe as trishtimi. Problemi nuk është se ne kemi politikanë të inkriminuar dhe mashtrues ordiner por i popullit socialist që kanë një lider që i gënjen 4 vjet rresht dhe ata e pranojnë. Në një komb të qytetruar sot Bashkia Kavajë dhe Kryeministria duhet të ishin në zjarr nga elektorati i tyre i tradhëtuar.

E pra fajin nuk na e ka as Elvisi dhe as Edvini por 1 milion delet e kriminalizuara nga lideri tyre.

Unë nuk besoj që ne kemi popull kriminel por kur ambasadori amerikan u lodh duke u thënë që mos e votoni kriminelin dhe ata sërish na e sjellin në qeverisje, atëherë kam të drejtën e Zotit ta akuzoj si 1 milion bashkëpunëtor në krim.

Share: