Home KRYESORE “Tirana, qyteti që prish ëndrrat…”

“Tirana, qyteti që prish ëndrrat…”

Nga Olsjan TOPALLI

Duhet të jetë mëngjes i hershëm, akoma pa lindur dielli për të parë Tiranën e vërtetë. Për të parë Tiranën që ka veshur mantelin e qetësisë së përjetshme. Rrugë boshe, pa njerëz, pa zhurma, pa makina, pa smog-un e pështirë që çdo ditë e më shumë po “gllabëron” qytetin. Kudo mbizotëron qetësi absolute, saqë për një moment gjithçka të duket vetëm tëndja… Qyteti, pallatet, rrugët dhe gjithçka që shikon syri…

Për pak kohë imagjinata e çon Tiranën në krahasim me vendet e perëndimit, në fillim qetësi, pastërti, rregull, një jetë e qetë, ndërsa po brenda pak minutash gjithçka prishet në imagjinatë dhe qyteti merr pamjen tjetër, çdo gjë ndryshon me ritme të shpejta, gati të pakrahasueshme… Ajo pamje e mrekullueshme që të ofron qyteti, në pak çaste kthehet në një larmi zhurmash njerëzore që pak çaste më parë dukej sikur nuk egzistonin fare, e sikur mbinë nga hiçi.

Në pak minuta Tirana kthehet në një ‘’arenë’’ të vërtetë. Ndryshimi bëhet aq shpejt, saqë nuk je gati ta perceptosh realitetin e ri. Njerëz që ecin nga të gjitha drejtimet, pa ditur nga janë nisur dhe ku do të shkojnë. Makina që iu bien borive pa qenë nevoja. Të tjerë që vrapojnë për në punë. Studentë e nxënës që nxitojnë me çanta mbi supe për tu akomoduar në auditoret e institucioneve arsimore përkatëse. Lypës, të cilët dalin që në mëngjes për të mbledhur sadopak të holla e të ushqejnë familjet e tyre ku varfëria iu është ulur këmbëkryq në ambjentet e lodhura ku ato jetojnë. Kalimtarë të rastit, të thjeshtë apo edhe nga ata që vërdallisen kot, pa e vrarë mendjen.

Por , ka edhe nga ato qytetarë që vrasin kohën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe vërtiten të gjithë në sheshe apo rrugë kryesore, duke e mbytur metropolin. Medoemos kjo pjesë e shoqërisë e sjellin veten si të vetëkënaqurit, ku mundohen të tregohen të emancipuar apo të zhvilluar pasi jetojnë në qytet, pinë kafen në bllok, apo dhe kafene të tjera me emër dhe sillen vërdallë gjithë ditën për t”u “dashuruar” me qytetin, dhe për të treguar se jam edhe unë…

QYTETI

Vazhdoj ecjen time nëpër Bulevard-in qëndror, e vetmja pjesë e qytetit që të fal kënaqësi gjatë të ecurit. Që nga larg përpara meje qëndron i patrembur Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe shtatorja e tij e bronxtë dhe vështrimin që nuk e heq për asnjë çast nga Muzeu Historik Kombëtar, i cili sillet si trashëgimi e vërtetë për historinë tonë.

Krah meje vërshojnë vrullshëm makina të shumta, të cilat herë ndalen e herë vazhdojnë prej dritave të kuqe të semaforëve dhe vijave të bardha. Por edhe të kalosh rrugën nga njëra anë në tjetrën, quhet heroizëm i vërtetë kur ndodhesh mes valles makabre të automjeteve të shumta.

tiranaHapat e mia të ngadaltë nuk bëjnë të ecin më përpara teksa shikojnë Gentin, djalin i cili u bë publik në media nga Ardit Gjebrea në rubrikën “24 orë me…”. Ai e nxjerr jetesën duke lypur mëshirë njerëzore, duke larë xhamat e makinave për të fituar sadopak të holla dhe si shpërblim ai mer një indifirentizëm të pashpirt nga njerëzit zemër akullt, të cilët nuk i kursejnë edhe fjalët e rënda vrastare. Pa hezitim i afrohem dhe bisedoj pak minuta me të.E pyes se si i shkonin punët pas publikimit të rastit të tij në media.

djalireportazh“Asgjë e mirë për mua dhe familjen time. Askush sdo ti’a dijë. Njerëzit tregohen të pashpirt me mua…”- thotë Genti i pashpresë, e largohet me fshirësen në dorë për të fshirë ndonjë makinë me shpresën se kjo ditë do jetë ndryshe për të.

Teksa lë pas Gentin, terheqin vëmendjen të bërtiturat e qytetarëve të cilët janë rebeluar nga i nxehti, mos aspirimi i autobuzëve, ngritja e çmimit të biletës së urbanit, ngjeshja e udhëtarëve me njëri-tjetrin dhe mes këtyre duket që mllefin që kanë brënda ia shfryjnë shoferëve, pasi kërkojnë kushte. Por këta të fundit në shenjë pafajsie shprehen se ky është një problem që e zgjidh institucioni i bashkisë.

Një shqetësim i rëndësishëm dhe me rrezikshmëri të lartë për banorët apo dhe kalimtarë të rastit, janë qentë endacakë që enden nëpër Tiranë, sikur duan të thonë “Territor i zënë”. Duket absurde se si lihen rrugëve këta qen pasi në të vërtete vihet në rrezik jeta e individëve të caktuar qoftë fëmijë, të rritur apo të moshuar.

tiranareportazh1Bashkia mesa duket gëzohet me faktin se disa prej tyre i ka vaksinuar dhe nuk përbëjnë rrezik, ndërsa pjesa e tjetër e këtyre qenve të rrugës kujdesen për qetësinë e qytetit dhe vërshojnë ashtu kuturu në mënyrë të çrregullt.

Truku i hapave të mi të lehtë tashmë po vërshon mbi sheshin ‘’Skënderbej’’ ku është edhe qendra e qytetit e rrethuar nga hapësira të mëdha plot gjelbërim. Kjo është edhe pika kryesore ku vizitorët nga brënda dhe jashtë shqipërisë mund të kuptojnë nga pikëpamja historikë dhe arkitektonike Tiranën, e cila bë kryeqytet në 17 Shkurt 1920 nga Kongresi Lushnjës. Mund të shikojnë ndërtesat ministrore të stilit barok, projektuar nga arkitektë italianë.

Në krah të Bashkisë së Tiranës ndodhet Xhamia e Et’hem Beut e cila përfundoi së ndërtuari në vitin 1823, ku besimtarët janë të shumtë që i drejtohen kultit.

Me shikim të lirë që nga larg shikohet Mali I Dajtit(1613 metra) I cili ashtu me një shikim të trishtë e të qetë vrojton kryeqytetin të mbuluar nga zhurma të pakëndshme të njerëzve e gazra të shumtë makinash të cilat çlirojnë tymin nga pas porsi oxhakët e shtëpive të heshtura në dimër.

Tashmë vapa ka nxehur me ritme të shpejta, dielli është mjaft i nxehtë e termometri shënon diku te 30 gradë. Për moshat e treta ky i nxehtë mund të rezultojë edhe fatal dhe ato pikërisht duhet të bëjnë më shumë kujdes.

Ky qytet që sillet kaq madhështor ka fshehur vlerat dhe në vend të tyre servir antivlerat. E tillë është kalaja e Tiranës që ndoshta për shumë vizitorë qoftë të huaj apo vendas nuk e dinë ku bie. Madje mund ti kalosh aq pranë dhe prapë nuk e shikon. Nga pedonalja duhet një sy i mprehtë për të kuptuar se ku ndodhet kalaja. Ajo nuk është mirëmbajtur siç duhet nga Institucionet përkatëse. Përbri saj qëndrojnë lokalet e shumtë të cilët pasojnë njëri-tjetrin, ku nuk zbrazen për asnjë çast nga njerëzit e shumtë të cilët edhe hallet e shumta që kanë i mbytin nën llumin e kafesë.

PARKU LIQENIT

parku i liqenitQyteti ecën me ritme të shpejta, pa ndaluar asnjë cast. Diku në pjesën Jugore të qytetit ndodhet parku i liqenit, ndryshe cilësohet edhe mushkëritë e Tiranës. Ky park u ndërtua në vitet 50-të nga një inxhinier i quajtur Nuri. Një pjesë e mirë e parkut u zu nga Kopshti Botanik, ku nga rrethimi që iu bë zvogëloi edhe hapësirën e gjelbërt të parkut.

Një tjetër problem mjaft shqetësues për këtë hapësirë publike janë ndërtimet e pamëshirshme shumëkatëshe që po gllabërojnë dhe betonizojnë çdo pjesë të lirë të këtij parku.

Ndërtimet për këndin e lojrave vazhdojnë të qetë. Cekanët nuk kanë të ndalur, ata fituan, fituan betejën e ashpër, i morën edhe një pjesë jete këtij qyteti.

Dikur kryeqytetasit , e bënin xhiron e tyre mbi digën 400 metra e cila vite më parë mbyti pa mëshirë Tiranën e Re, kurse sot u ka mbetur të soditin një pjesë të shëtitores buzë liqenit të tyre, që lëngon prej sëmundjeve të shumta. Insekte, papastërti, uji i munguar, tani janë më shumë burim sikletesh sesa argëtimi. Ai ka marrë një ngjyrën e vdekjes pas një rënkimi të stërgjatë, ku të gjithë me përmallim e shohin si degradohet dita ditës liqeni.

Me një pamje të zymtë dhe vrasëse të liqenit plak largohem për zhytur përsëri në kryeqytin që ka humbur ekuilibrin jetësor. Mbrëmja tashmë ka hedhur mantelin e saj të zi kudo në qytet. Ndërsa qyteti vazhdon të ecë me hapa gjigandë, pa ndaluar aspak, ku ndryshimi ndodh në pak minuta. I tillë është ky qytet, plot zhurma, njerëz, makina dhe ndodhi që janë kthyer në monotomi të përditshme.

Ky qytet fle vetëm pak, mjaftueshëm sa për të prishur ëndrrat…

 

 

 

Share: