Home KRYESORE Banoret e Himares: Kryeministri do te na shkaterroje shtepite dhe grabise pronat!

Banoret e Himares: Kryeministri do te na shkaterroje shtepite dhe grabise pronat!

Banoret e Himares iu drejtohen institucioneve: “Duan te na rrezojne shtepite dhe te na perzene nga prona shekullore e familjeve tona! Na ndihmoni!”

Leter nga banoret e Himares drejtuar Kryeministrit Rama, Kryetarit te Kuvendit Meta, Kryetarit te opozites Basha, PBDNJ, Ambasadave dhe shume institucioneve te tjera te Shqiperise.

Ne banoret e Himares qe jetojme ne zonen historike te Spilese, jemi ketu brez pas brezi ne shtepite dhe pronat tona qindra vjecare te cilat rrefejne lashtesine e tyre, historine e ketij vendi. U gezuam shume kur u vendos te shpallej zone historike Himara duke menduar se edhe Kryeministri e donte kete zone dhe historine e saj. Por kur mesuam se mbrapa kraheve tona (si na u prezantua nga Bashkia, ne takimin e dt 16/06/2016 Plani Rregullues i Himares) se Kryeministri ka vendosur te na shkaterroje shtepite dhe te na grabise pronat, u trishtuam shume.

Ato shtepi dhe ato prona ku ne jetojme dhe nxjerrim buken e gojes i kemi trasheguar nga te paret tane ne shekuj dhe duam tua trashegojme pasardhesve tane. Me ato shtepi dhe ato prona nuk bejme asnje lloj pazari, sepse emri i nje fisi te madh nuk nxirret ne pazar.

Po ju bejme me dije qe te na ndihmoni te ndalohet kjo cmenduri. Nuk do te lejojme askend qe te preke shtepite dhe pronat tona. Do ta mirekuptonim Kryeministrin nese, qofte dhe me parate tona, te restauronim ndertesat e vjetra apo ti kthenim ne identitet ato te cilat ne keto vite kishin pesuar nderhyrje.

Me poshte keni emrat dhe firmat e banoreve. Shpresojme ne ndihmen tuaj per te ruajtur kete trashegimi kulturore per brezat qe do te vijne.

Me respekt

Banoret e Spilese sipas listes bashkangjitur, Himare

himara7 himara6 himara5 himara4 himara2 himara1 himara himara8

Share: