Home KRYESORE A ka gjasa për ndonjë kompromisi qeveri – opozite kosovare?

A ka gjasa për ndonjë kompromisi qeveri – opozite kosovare?

Nga Fadil Maloku

1. Në Kosovë, sipas të gjitha parametrave sociologjik dhe atyre politike, s’mund të flasim akoma për një demokraci normale (lëre; të konsoliduar!), ngase, përveç tjerash s’kemi ende ballafaqime konkurrente projektesh; ekonomike, apo alternativa ideologjike. Në fakt, kemi vetëm shtërngime improvizuese për gjëja shtetndërtim dhe sovranitet, ku në mënyrë mjeshtrore hapsira publike (mediatike, mjerisht!) politike shfrytëzohet për kinse ndërtimin e demokracisë, pardon, autokracisë (që kontrollohet dhe shantazhohet nga jasht!) dhe grupeve (padyshim mafioze dhe korruptive!) tashmë të shumëzuara interesi.

2. Pra, duke qenë akoma në fazën e improvizimeve, gjitha pushtetet e gjertanishme, kartën e “shtetndërtimit, sovranitetit dhe pluralizmit”, e kanë kontrabanduar bukur mirë përmes agjensëve (gjoja!) inkluziv politik, ndërkaq, demokracinë e kanë shfrytëzuar si fasadë provizore dhe si “kalë Troje”, apo, shumëherë edhe si mekanizëm presioni social për të mbrojtur interesat e tyre; personale, klanore, partiake e mafioze…

3.Tani, kur po futemi në një ripërsëritje të ngërqit politike, pushteti është duke bërë përpjekje maksimale që opozitën (e fragmentarizuar, pa kauzë dhe pa projekte decidive nacionale) ta”familjarizoj”, e në rast se s’mundet ta bëjë këtë edhe ta kërcnojë me “fajsitë” (tashmë disa të njohura) e mosbashkëpunimit me “miqët ndërkombëtarë”, mosinteresimit të kordinimit për (gjëja!) interesat kombëtare (demrkacioni, asociacioni, qarkullimi i lirë, investimet kapitale…etj.), dhe mosfunksionimit të institucioneve legale, etj.

Duke e “anatemuar” opozitën me “fajsitë” e vjetëra, ky pushtet po gjykon me logjikën “zero-sum”, që nënkupton ruajtjen e ekuilibrave në syt e opinionit publik, ruajtjen e kësaj taktike koherente deri në zgjedhjet, dhe riciklimin e fitorës në fund mandatit.

Natyrisht, kësaj kur t’i shtohet edhe “fuqia e numrave”, në parlament, pak ka gjasa për ndonjë kompromis të mundshëm, në ndërkohë!

Share: