Home KRYESORE Aktualitet Kryesore Skandali me “Spitalin Amerikan”/Gati 70 mln lekë të pajustifikuara nga...

Aktualitet Kryesore Skandali me “Spitalin Amerikan”/Gati 70 mln lekë të pajustifikuara nga QSUT

Gjatë këtyre kontrolleve në QSUT janë konstatuar shkelje përsa i përket zbatimit të kontratave në disa spitale private, përfshirë këtu dhe Spitalin Amerikan, për shërbimin e hemodializës gjatë vitit 2014, ku është paguar shërbimi i transportit për dializantët, por nga kontrolli u konstatua qw, sipas kushteve të kontratës, është përcaktuar se, për çdo seancë të kryer, çdo pacient do të rimbursohet në vlerën 419 lekë të reja si shpenzime transporti.

Shuma në total, e pajustifikuar me dokumentacion vërtetues për shpenzime transporti, llogaritet në vlerën 6.908.656 lekë të reja. Nga likujdimi i tyre u konstatua se këto shpenzime bëheshin bazuar thjesht në një listë emërore, të paraqitur dhe hartuar nga operatori privat dhe që janë vulosur nga mjekja nefrologe A. S.

Nga ana e grupit të punës është kontrolluar përputhshmëria midis pacientit dhe seancave që kryente dhe shpenzimeve tw transportit që merrte dhe ka rezultuar qw shuma tw cilwn e përfitonte i faturohej dhe kalonte në llogaritë e operatorit privat Spitalit Amerikan dhe jo pacientëve.

Asnjëherë pacienti nuk paguhej në bazë të numrit të seancave që kryente, ndwrkohw qw kanë rezultuar raste kur personi që listohej të shpenzimet e transportit nuk rezultonte të ishte në listën e pacientëve që faturoheshin për seancat që kryenin pranë Spitalit Amerikan dhe një subjekti tjetër privat.

Fryrja e numrit të pacientëve 

Në qershor të vitit 2012, ndërmjet QSUT “Nënë Tereza” dhe shoqërisë “Univers Alb”, që është Spitali Amerikan, lidhet një kontratë me afat 36 muaj për trajtimin me dializë nga blerësi për 102 pacientë. Kosto e një seance dialize është 10.309 lekë dhe vlera totale vjetore e kontratës ishte 125.640.091 lekë me TVSH.

Në 2014 shifra e kontratës ka pasur dhe një plus marzh fitimi me 5 për qind për çdo seancë. Vetëm gjatë vitit 2014 Spitali Amerikan që administrohet nga Klodjan Allajbeu ka përfituar një shifër prej 317.107.270 lekësh të reja, konvertuar nw valutw shifra shkon në 2.33 milionw euro. Hetimet kanë zbuluar se nuk ekziston asnjë regjistër themeltar, apo qoftë dhe ndonjë evidencë, ku lehtësisht të evidentohej si është rritur numri i pacientëve në mënyrë progresive dhe ecuria klinike e tyre.

Grupi i kontrollit ka hasur në dyshime edhe lidhur me listat emërore të pacientëve, për të cilët QSUT ka paguar shërbimin e dializës për vitin 2014, ku, sipas dy kontratave me subjektet private, përfshirë dhe Spitalin Amerikan ka qënë rreth 328 pacientë. Kjo shifër është e dyshimtë për vërtetësinë e saj,  pasi, sipas grupit të kontrollit, ka mungesë të një regjistri themeltar, i cili të përshkruante për çdo pacient kohën në të cilën është futur në shërbimin e dializës, si dhe ecurinë klinike të tij, mënyrën se si ky pacient është orientuar tek operatori privat për të marrë shërbimin.

Gjatë relizimit të kontratës me Spitalin Amerikan dhe një subjekt tjetër privat, ka një rritje të numrit të pacientëve, që nuk justifikohet me ndonjë argument apo të dhënë statistikore mbi të cilën bazohet rritja ekonomike. Deri në muajin maj 2014 janë trajtuar jashtë numrit të përcaktuar në kontrata dhe të pamiratuara, gjithsej 166 pacientë, me kosto 10.309 lekë seanca dhe 11.204 lekë seanca, kur mesatarisht ata kryejnë 13 seanca në muaj, e llogaritur në vlerë mesatarisht 24.178.232 lekë mbi vlerën aktuale të kontratës.
Për periudhën janar-dhjetor 2014, lidhur me seancat e kryera të pacientëve, rezultoi se, në kundërshtim me vendimin nr.1 të Bordit të QSUT, ky kusht i realizimit të tre seancave në muaj nuk është respektuar. Nga llogaritja e kryer nga grupi i auditimit, duke marrë mesatarisht 13 seanca, që duhet të realizojë një pacient në muaj, u konstatua se është tejkaluar ky numër seancash hemodialize, e cila në vlerë llogaritet 11.242.980 lekë të reja. /SHQIPTARJA.COM

240690 240691

Share: