Home KRYESORE Aleati i PD, Galdini: Shqiptaret dhe Partneret Strategjike duan Reformen ne Drejtesi,...

Aleati i PD, Galdini: Shqiptaret dhe Partneret Strategjike duan Reformen ne Drejtesi, jo sloganin e ri elektoral.

Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini, ka deklaruar sot per mediat se tryeza e 3 lidereve politike per Reformen ne Drejtesi diten e djeshme, eshte e vonuar. Politikanet e pergjegjshem dhe shtetaret e kane normalitet komunikimin ndertues mes tyre. – vijon Arian Galdini ne prononcimin e tij. – Ne Shqiperi, takime te tilla vijne si fryte te trysnise se nderkombetareve apo kohengushtesise, e nuk jane aspak natyrale.

Pikerisht, ketu nis edhe ngerci i madh i kesaj klase politike e cila ka nje barre te rende deshtimesh te medha ne kete vend. Kultura e moskomunikimit dhe e mposhtjes a poshterimit te kundershtarit politik, ka sjelle ose deshtimin e marreveshjeve te medha ku paresor eshte interesi kombetar dhe interesi publik, ose na ka cuar ne hulline e ujdive me konsensus negativ, pra ne hulline e pazarevd te pastra per interesa personale apo partiake.

Me tej Kryetari i LDE Galdini vijon: Kerkesa madhore e kohes, historise, shqiptareve dhe partnereve strategjike, SHBA dhe BE eshte qe diten e enjte, dt 21 korrik te miratohet Reforma ne Drejtesi. Keshtu e shohim ne si LDE edhe permbajtjen e takimit te 3 lidereve politike Basha – Meta – Rama.

Pershendesim konstruktivitetin e kesaj Tryeze perderisa ka nje dakordesi per te caktuar 3 negociatore qe te punojne se bashku per te gjetur germen brenda frymes se propozimit hibrid te zonjes Nulland. Gjithesesi, LDE shpreh zhgenjim te thelle me fjalimin e parapergatitur te Kryeministrit Edi Rama, fill pas takimit me Bashen dhe Meten. Ndersa momenti historik, shumica derrmuese e shqiptareve dhe SHBA e BE po ‘ulerasin’ per miratimin e Reformes ne Drejtesi, Edi Rama ka nje axhende. Ai ne takime vazhdon dhe paraqitet me dy fjalime ne xhep. Ne Tryeze luan per kinse konsensus per germen brenda frymes se propozimit hibrid te zonjes Nulland, e sapo del para foltores politike nis fushaten elektorale. Edi Rama perseri, beri lojen e tij te felligesht te rradhes. Ndersa ka mare makinen llogaritese dhe numeron deputetet ne Kuvend per te bere numrin Kryeministror 71, del dhe e shpall Reformen si Revolucion. Mes 71 votave Kryeministrore dhe Reformes si Revolucion, ka nje hendek moral te jashtezakonshem.

71 votat jane deshmi e ultesise morale se ku ka rene e eshte zhytur Edi Rama. Reforma ne Drejtesi si Revolucion nga foltorja e numrit 71, eshte imoralitet i perbindshem. Edi Rama flet per 94 vota pro Reformes ne Drejtesi, ndersa syte dhe makinen llogaritese i ka tek numri 71. Kjo e vertete u duhet thene shqiptareve dhe partnereve strategjike. Me fjalime patetike, me fjale boshe, me vetebindjen se ai vete eshte i miri, revolucionari, i ndershmi, pro perendimori, reformatori, etj, etj, e gjithe te tjeret jane pengestaret, Edi Rama po terheq zvarre ne axhenden e tij te ngushte per arsye pushteti, sundimi dhe per pararendje elektorale, te gjithe shoqerine shqiptare se bashku me partneret strategjike. Reformen ne Drejtesi, Edi Rama nuk e do. Kete duhet ta themi qartazi. Edi Rama do sloganin dhe fabulen rreth Reformes ne Drejtesi, por nuk do vete Reformen. Edi Rama do numrin 71 ne Kuvend, ose do nje slogan per fushaten elektorale. Eshte e pafalshme, e papranueshme, nese shqiptaret, aktoret e tjere te pergjegjshem politike dhe partneret strategjike do ta tolerojne kete loje te piste dhe imorale te Edi Rames. Reforma ne Drejtesi nuk eshte as pazari per 71 vota Kryeministrore, e as slogani i ri elektoral i Edi Rames.

Permasa e deshtimit te Edi Rames si Kryeminister, nuk duhet te lejuar te ngjise edhe majat e pafytyresise, imoralitetit dhe papergjegjshmerise politike duke e perdorur Reformen ne Drejtesi si rrjete peshkimi deputetesh ne Kuvend per te bere numrin 71, ose si slogan elektoral. Edi Rama kerkon ndarjen e madhe dramatike ne date 21 korrik, jo marreveshjen historike. LDE i ben thirrje Lulzim Bashes dhe faktoreve te pergjegjshem politike ne Kuvend dhe ne politiken shqiptare, qe te behen dige, per moslejimin e degradimit te 21 korrikut ne nje deshtim historik per Shqiperine dhe shqiptaret. Ne Opozita, jemi Pro Perendimoret e natyrshem.

Ne Opozita, jemi Proamerikanet e natyrshem. Ne Opozita, jemi Proeuropianet e natyrshem. Ne Opozita, nuk e bejme gabimin e ndarjes se shqiptareve ne dy pale, kur behet fjale per Pro Perendimorizmin, Proamerikanizmin dhe Proeuropianizmin e tyre. Jemi te gjithe shqiptaret, shumica derrmuese e shqiptareve, Pro Perendimore, Proamerikane, Proeuropiane. Ne Opozita, bejme thirrje qe askush te mos luaje elektoralisht me krijimin e nje realiteti qe nuk ekziston. Nuk ka dy pale ne Shqiperi, kur behet fjale per orientimin e qarte Pro Perendimor, Proamerikan dhe Proeuropian.

Kush kerkon ta perdore 21 korrikun dhe Reformen ne Drejtesi, si buke per retoriken ndarese, kush kerkon te ndaje shqiptaret ne dy pale, kur ne fakt nuk ekzistojne keto dy pale kur behet fjale per orientimin Pro Perendimor, Proamerikan dhe Proeuropian, eshte liganak dhe cenues i drejtperdrejte i interesit kombetar dhe i te ardhmes sd shqiptareve. Ne Opozita e themi dhe e theksojme, se nuk ka dy pale kur behet fjale per orientimin Pro Perendimor, Proamerikan dhe Proeuropian. Ne Opozita, u bejmd thirrje shqiptareve dhe partnereve strategjike, qe te bejne kujdes e te ndalin kedo, qe per arsye pushteti a elektorale, kerkon ti ndaje shqiptaret ne dy pale, ne palen pro dhe kunder perendimit. Ky realitet nuk ekziston ne Shqiperi. Nuk ka pale kunder Perendimit ne Shqiperi. Ndaj eshte rrezik kombetar, krijimi i nje realiteti qe nuk eziston ne vend, me qellime meskine elektorale.

Tryeza politike e 3 lidereve eshte aty, sikurse edhe Tryeza e 3 negociatoreve eksperte eshte aty. Kush eshte Pro Reformes, e ka aty mundesine e gjetjes se germes qe permbush frymen e propozimit hibrid te zonjes Nulland. Cilido qe e perdor Tryezen per taktike kinse komunikimi dhe foltoren politike per lufte politike ndarese, deshmon se nuk do Reformen ne Drejtesi, por do sloganin e ri elektoral. Nuk mund te lejojme ne shqiptaret, por as partneret strategjike qe Edi Rama te na perdore imoralisht dhe papergjegjshmerisht te gjitheve, vetem e vetem qe ai te ndryshoje sloganin elektoral nga Rilindja tek Revolucioni. Tek e fundit, ne te gjithe e dime, se ai qe e ka te vdekur Rilindjen, te cofur e te kalbezyer e ka edhe Revolucionin e 71 votave me Prengen e shoke.

Share: