Home KRYESORE 7 ligjet me te çmendura në botë…!

7 ligjet me te çmendura në botë…!

Nga Ylli Dylgjeri

Nuk jane 7 ligjet që kërkohen të votohen me ngut nga ndërkombëtaret në Kuvendin e shqiperise, ditet e javet që vinë.
Por, jane ligjet më të pamundura e të çuditshme ne bote.

Nuk janë fantazi. Janë ligje botërore që dikush i ka gërmuar nëpër bibliotekat jurdike të pluhrosura për t’i sjellë para mentalitetin tonë bashkohor. Shumë prej këtyre ligjeve janë ndalime apo lejime herë të pamundshme e herë absurde. Në ato ligje gjen çdo gjë, që nga seksi me iriqët e deri në parkingun e elefantëve në qendër të qytetit. Këto ligje ngjajnë të jenë mes legjendave urbane dhe çmendurisë juridike. Kjo antologji ligjore na thotë se në Francë për një grua është e ndaluar ende të veshë pantallona dhe në Kinë është e ndaluar që çifti të ketë më shumë se një fëmije. Këto ligje kanë mbetur të pashfuqizuara dhe në harresë edhe pse zhvillimi qytetar i ka tejkaluar prej kohësh nevojat për të cilat këto dispozita ende në fuqi janë krijuar. Një nga gjërat më spektakolare të ndaluara me ligj, me sa duket ndodh në Nju Jork, ku “është e paligjshme për këdo që të veprojë kundër ligjit.” Le të hyjmë në parkun zbavitës te ligjeve.

Ndalohen marrëdhëniet me iriqët.

Kur ligji merret me seksin, çmenduria kap kulmin. Në Florida është e jashtëligjshme të kenë marrëdhënie seksuale me një iriq, ndërsa në Tenesi ndalohet që tetë gra të jetojnë së bashku nën një çati për shkak se atëherë kjo futet në kategorinë e “bordellove”.

Gorillat në makinë dhe pulat e Pashkëve

Është e gjitha një ping-pong në mes qartësisë dhe absurdit. Në Illinois kanë pasur nevojë për një ligj për të sugjeruar për qytetarët “zjarrdurues” se nuk duhet të hanë në një lokal që është duke marrë flakë. Ndërsa në Massachusetts, ju nuk mund të mbani në ndenjësen e pasme të makinës një… gorillë!

Po në sediljen para? Kjo nuk dihet, vakum legjislativ. Në Baltimorë, Maryland, ju nuk mund tu shisni zogj pule apo pate fëmijëve të vegjël përgjatë javës para Pashkëve. Të gjitha ditët e tjera po. Në vend të kësaj, në Rehoboth, Delaware, me ligj, ju nuk mund të pretendoni për të fjetur në stolat e shëtitores përgjatë bregut të detit dhe në Minesota është e ndaluar të ndalosh gjatë përpara një ndërtese pa një arsye bindëse për të qenë atje.

Parkimetër për elefantët

Pastaj vijnë dispozitat e kufizimeve. Disa gjëra që ju mund ti bëni, por me masë. Ruajuni se mos ju bëhet ves. Në Arkansas, për shembull, një njeri mund të rrahë gruan e tij, por vetëm një herë në muaj. Në Kentaki është e ndaluar për të peshkuar me hark dhe shigjeta. Në kontrast, në Utah ju mundeni, por është kundër ligjit të peshkoni në majë të kalit. Dhe, në të njëjtin shtet ju mund të mbani armë bërthamore në shtëpi, por është e ndaluar që ti shpërtheni ato. Në Alabama është e ndaluar për të hyrë në kishë me mustaqe false që mund të shkaktojnë qeshura. Ata që duan të lënë një elefant në parking në Florida, mos harrojnë të paguajnë tarifë si për një mjet motorik, përndryshe, gjobë!

Bota është një fshat i madh

Këto çmenduri legjislative, mos vallë ndodhin vetëm në SHBA? As në ëndërr. Japonia e ka rreptësisht të ndaluar importin e fotove të cilat paraqesin organe gjenitale mashkullore dhe në Kore dënoheni nëse ju hani macet endacake. Në Turqi ata që vjedhin ullinjtë e papjekur rrezikojnë dy vjet burg. Në Izrael është e ndaluar të rrisësh derra. Po ju zbuluan, jeni të detyruar ta vrisni vetë kafshën. Në Arabinë Saudite në qoftë se ju gjeni naftë në kopshtin tuaj, duhet të lajmëroni shtetin para se të hapni një vrimë më të thellë se 1500 metra. Sigurisht që sauditët kanë marrë masa, ja qëlloi njëri me kovë e lopatë në dorë dhe hap vrimë në vendin e gabuar?

Lufta e pafund

Edhe atdheu i ligjit, kontinenti i vjetër, Evropa, nuk bën përjashtim. Një shembull? Mjafton të mendosh që për Greqinë, Lufta e Trojës ende nuk ka përfunduar zyrtarisht. Në Norvegji është e ndaluar të sterilizosh qentë dhe macet në kafene, ndërsa në Holandë ju mund të pini sa të doni hashash e marihuanë, por është rreptësisht e ndaluar të pini duhan. Në Irlandë, me ligj, nëse një zanë troket në derën tuaj ju duhet të ndani darkën me të dhe në Rusi është e jashtëligjshme të thuash ndonjë frazë që përmban më shumë se katër fjalë në anglisht.

Italia ka mbetur në bisht

Është krejtësisht ligjore në Belgjikë tu gjuash me lakër turistëve. Në Suedi është e ligjshme të jesh një prostitutë për sa kohë që nuk u jep kënaqësi konsumatorëve. Në Itali dënohesh nëse ushtron profeisonin e sharlatanit dhe nëse një burrë vesh fustan mund të arrestohet.

Share: