Home KRYESORE Loja me ndrrim portash ne anullimin e koncesioneve!

Loja me ndrrim portash ne anullimin e koncesioneve!

Nga Mentor Kikia

Kur PD paralajmëron të anullojë koncesionet korruptive

Partia Demokratike njoftoi sot se do ta anullojë koncesionin e mirëmbjajtes së rrugës Durrës – Kukës, rrugës së parë me pagesë në Shqipëri. Kjo, pasi, sipas saj, koncesioni është korruptiv dhe se cmimi është 35% më i lartë se maksimumi që kanë rekomanduar ekspertët. PD ka paralajmëruar të anullojë edhe koncesionin e Stadiumit Kombëtar me kullë. Shumë mirë bëjnë. Mendojnë për popullin.

Por pyteja që ështrohet tani, nuk është se kur do të vijë PD në pushtet, por a do ta bëjë ajo këtë gjë apo jo?

E mbani mend se c’bëri ajo, pra PD-ja, ose më saktë Berisha, në javët e fundit të pushtetit? Dha tërë Shëipërinë me koncesion. Nuk la lumë e përrua pa u dhuruar njerëzve të tij, madje edhe si dhuratë për ditelindje. Me 3 fletë projekt merrje një hidrocentral. Shërbime në dogana që edhe sot janë gur në qafë të sipërmarrësve.

E mbani mend këtë qeverinë që është sot, atëherë në opozitë, që bërtiste? Do ti anullojmë të gjitha, sapo të vijmë në pushtet. Janë koncesione që vjedhin popullin, shkatërrojnë pasurinë kombëtare, natyrën…

E shikoni cfarë po ndodh tani?

ASNJE konsesion nuk është anulluar, as edhe një sa për farë. Koncesionarët e Berishës i kanë hipur trenit të qeverisë aktuale dhe jo vetëm nuk i ka gjetur gjë, por po bëhen edhe më të pasur se nën qeverisjen e Berishës. Janë po ata, të cilët ai i quan “oligarkia”.

Ju, për ti paguar që për ti paguar keni këto “gjobat”. Paguajini njëkohësisht, si atyre në qeveri, ashtu dhe atyre në opozitë, dhe rrini rehat. Pa për ti anulluar as ka për ta bërë kush, edhe sikur diellin të merrni me koncesion.

Share: