Home KRYESORE Mashtrimi i madh eshte lidhja e Demarkacionit me Shengen

Mashtrimi i madh eshte lidhja e Demarkacionit me Shengen

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Keto dite diplomati i BE, Zhbogar u deklarua se nuk ka lidhje midis demarkacionit te kufirit territorial midis Kosoves e Malit te Zi dhe liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves.

Eshte mire kur e degjojme kete fakt nga perfaqesuesit zyrtare te BE. E themi kete sepse kembanat tona se e ashtu quajtura “kerkese” e BE per kushtezimin e liberalizimit te vizave me demarkacionin NUK KA BAZE JURIDIKE nuk degjohen nga firmetaret shurdhake te marreveshjes deshtake te demarkacionit.

Shengeni heq dhe nuk ve kufij

BE eshte hapsira e kater levizjeve te lira: levizja e mallrave, sherbimeve, kapitaleve dhe njerezve. Marreveshja Shengen eshte legalizimi i nje prej ketyre kater levizjeve. Ne tekstin juridik te Shengenit principi juridik themeltare nuk eshte venia e kufijve por heqja e tyre. Udherrefyesi per cdi vend nuk ka detyrim juridik qeshtje demarkimi kufijsh. Vetem firmetaret e demarkacionit te Kosoves e thone kete perversitet. Ky eshte mashtrim i madh.

Injoranca nuk eshte argument

Prej shume vitesh Kosova ka Ministri per Negociatat. Ka edhe ministre negocimi. Ne krye te saj eshte Edita Tahiri. Akoma edhe sot nuk kuptohet qartesisht me se merret kjo ministri. Nuk merret vesh cfare roli luan ky dikaster fantazem. Nuk eshte e qarte cfare pergjegjesishe kushtetuese e ligjore ka kjo ” kryenegociatore”. Ajo qe kuptohet, qe merret vesh, qe pranohet gjeresisht eshte se Ministria e Negocimit eshte fantazem pa pergjegjesi dhe me padituri te plote per te udhehequr negociatat Kosove-Serbi. Por injoranca nuk eshte argument.

Eshte mashtrim i madh.

“Krushku i Evropes” dhe “Servilet”

Pak kohe me pare kemi botuar artikullin “Kush jane Krushqit e Evropes qe abuzojne me shqiptaret”. Fjala ishte per tre lidere te Malit te Zi qe kane ndjekur pak a shume nje linje perkunder shqiptareve, por ne rrethana e arsyetime te ndryshme : Krajl Nikolla, Milovan Gjilasi dhe Milo Gjukanovic. Ndryshimet ndermjet tyre ne qasjen ndaj shqiptareve ndryshojne sa dy pika uji.

Por, per hir te se vertetes duhet thene se keto tre lidere malazez i kane sherbyer popullit te vet, duke u marre ose duke synuar edhe sot tu marrin territore shqiptareve, sic jane Plava e Gucia, Hoti dhe Gruda, Ulqini dhe Tivari, Tuzi e gjysma e Liqenit te Shkodres.

E paqarte eshte se kujt po i sherbejne negociatoret dhe firmetaret e draft-marreveshjes se demarkacionit te Kosoves!? Nuk eshte pare dhe degjuar qe lideret e nje shteti te mbrojne me kaq zell interesat e nje shteti tjeter.

A eshte miopi politike? A eshte injorance diplomatike? A eshte shterpesi profesionale? A eshte servilizem i peshtire ndaj presioneve te huaja? A eshte koncesion per zullumet e ndonjerit? Mendoj se jane te gjitha se bashku. Por ne thelb eshte…

Ky eshte mashtrim i madh.

Share: