Home KRYESORE Mbrëmja e maturës është një traditë ne Fushe-Arrez

Mbrëmja e maturës është një traditë ne Fushe-Arrez

Nga Nikolin Miria

Të ndahesh nga shokët dhe shoqet me të cilët ke kaluar kohën më të bukur të rinisë është shumë vështirë, sepse ditët e kaluara me shoqëri janë të paharrueshme dhe të papërsëritura.

Janë ato momente të cilat do mbesin gjithmonë në zemrat e tyre, sepse mbas shkollës së mesme të gjithë kanë planet dhe dëshirat e veta për një jetë sa më të mirë.

Por ajo që është me rëndësi tek secili prej tyre është se kujtimet do të jenë aty gjithmonë, do të jenë aty fotografi të të cilat do të tju kujtojnë ditët e lumtura së bashku.

Mbrëmja e maturës është një traditë, së cilës i kushtohet një vëmendje shumë e madhe. Pritet me shumë entuziazëm nga çdo adoleshent. Ata e përcaktojnë si mbrëmjen më të rëndësishme të 18-viteve.

Është mbrëmja e fundit që të gjithë mblidhen së bashku, sepse më pas rrugët e tyre ndahen e gjithë vitet e shkollës së mesme kthehen në një kujtim.

Duke ditur se Mbrëmja e Maturës është një ngjarje e veçantë për çdo të ri që përfundon shkollimin e mesem, dhe që shoqërohet padyshim me kujtime mbresëlënëse. Kete të diele nxënësit e Gjimnazit te Fushe-Arrezit kanë parakaluar me kostume të larmishem nëpër rrugën kryesore të qytetit .

Në të dy anët e rrugës ishin grumbulluar qindra qytetarë në përcjellje të nxënësve maturantë..Natën festive të maturës e kishin organizuar vete te rinjt , ku nepermjet kesaj feste ata i japin fund adoleshencës dhe marrin vendime për hapat e tyre në rolin e të pjekurit.

Mbyllet një kapitull rinor-adoleshent dhe hapet një tjetër i cili kërkon më shumë vendosëshmëri dhe përkushtim, nga ku shpesh edhe varet e ardhmja e tyre.

Nata e maturës per Dajana Lleshi-n është natë festimi e argëtimi e cila shoqërohet me emocione. Emocione të cilat lidhen me një lloj ndarje apo transformim i shoqërisë në një dimension tjetër. Është ajo faza e jetës rinore më e bukur e cila te çdo njeri mbetet në kujtim gjithë jetën.

Qëllimi kryesor për çdo adoleshent është që mbrëmjen ta shijojë më së shumti dhe të duket sa më bukur deri në kufijtë e përsosmërisë.

Per Sojada Meci-n festa e sotme ka marre trajten e nje balloje , por , e nderthurur edhe me elemente bashkohore , ku tek vajzat mbizoteruan fustane mondane , ndersa tek meshkujt kostumet. Por si gjithmone nuk kaloj pa rene ne sy «Çiftet» më simpatike , ku kësaj radhe u vequan Ronaldo Geraj Dajana Lleshi, Eraldo Qafa Linda Vasija , Paulin Tuci dhe Sojada Meci, Ndersa keta gjimnazist parakalonin ne tapetin e kuq, «pushtuan» Maturën e Fushë- Arrëzit si Princerit dhe Princeshat e mbrëmjes.

Mbrëmja madhështore u zhvillua në ambientet e lokalit te njerit prej maturantve Eraldo Qafa, në qender te qytetit ku te gjithe se bashku kanë kaluar këtë natë të hareshme me një shërbim solid dhe pa asnjë shqetësim.

Kaq shumë përgatitje, kaq shumë shpenzime në fakt dalin vetëm tek një pyetje: Mbrëmja e maturës është një konkurs apo thjesht një mbrëmje argëtuese?

“Për maturanten Linda Vasija mbrëmja e maturës i përfshin të dyja. Pasi kjo natë speciale do të ishte e paplotë pa prezencën e konkurencës midis veshjes më të bukura nga vajzat, ndriçimit të makinave që djemtë përzgjedhin ose nën mungesën e një ambjenti komod dhe madhështor i cili i jep jetë këtij eventi. Nuk janë të pakta rastet kur kemi parë edhe thjeshtësi në veshje, në ambjente apo dhe transport. Mbrëmja e maturës kthehet në eventin më madhështor që çdo adoleshent do të mund të përjetojë”.

Per Maturantet Ronaldo Geraj Dajana Lleshi , Eraldo Qafa Linda Vasija, Paulin Tuci Sojada Meci, mbrëmja e maturës do të mbetet një mbrëmje e paharruar, pasi ajo është mbrëmja përmbyllëse e një rrugëtimi të gjate, plot kujtime.

Kjo mbrëmje është këmbana e fundit që lajmëron finishin e një maratone të gjatë prej tre vjetësh. Kjo mbrëmje i jep përfundimisht puthjen e lamtumirës kujtimeve më të bukura të gjimnazit.

Share: