Home KRYESORE Nusja tenton të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën!

Nusja tenton të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën!

Nusja tentoi të djegë vjehrrën dhe kunaten me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në një familje në fshatin Stajkë të Shkodrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:20, ku shtetësja E.P ka spërkatuar me benzinë vjehrrën dhe më pas kunatën, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz apo dëme materiale. Autorja është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P, shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share: