Home KRYESORE Parukierja viktimë e rrjeteve sociale? “Jeta osh qejf” në prokurori!

Parukierja viktimë e rrjeteve sociale? “Jeta osh qejf” në prokurori!

Zyra e Hetimit të Trafiqeve të Policisë së Tiranës nisi hetimet për publikimin e mesazheve që u publikuan në rrjetet sociale për Merita Merjën, një parukiere në Tiranë. Sipas këtyre mesazheve, parukierja përshkruhej si një tutore prostitutash që i bënte presion vajzave të mitura për të bërë seks me burra të pasur.

Merita Merja u denoncua pak ditë më parë nga një vajzë 27 vjeçare banuese në Sauk se e kishte dhunuar në ambientet e parukerisë së saj në rrugën e Durrësit. Gjithcka nisi me një video sherri banal dhe u pasua me mesazhet e publikuara nga portal “Jeta osh qejf”.

Në një intervistë për Report Tv, Merita Merja tha se ka bërë kallëzim në prokurori për shpifjet ndaj saj.

“Kurrë si kam shikuar këto lajme, kurrë nuk i kam hapur këto portale ti lexoj sepse nuk më duket normale. As kohën nuk e kam humbur ti lexoj thjesht kur më thanë njerëzit Merita çfarë po ndodh, mos u mërzit se ne e dimë kush je ti. Gjëja që më ka bërë shumë përshtypje është tek “Jeta Osh Qejf ” , që unë kam bërë sot kallzimet në prokurori edhe për palën që e krijuan këtë situatë edhe për faqen “Jeta Osh Qejf ” që është marrë me mua ka tre ditë”, shprehet parukierja Merita Merja.

Share: