Home KRYESORE 10 kilometra radhë nëpër pikat doganore

10 kilometra radhë nëpër pikat doganore

Fillimi i muajit gusht nisi me një fluks të jashtëzakonshëm në pikat hyrëse të doganave në Shqipëri. Radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Muriqanit. Numri i madh i automjeteve që duan të futen në Shqipëri përshkruan një distancë deri në 10 kilometër.

Një fluks hyrjesh ëshë shënuar edhe në doganën e Morinit ku prej orës 3 të mëngjesit deri në orën 8:30 kanë hyrë në Shqipëri 19146 shtetas kosovarë. Fluksi i udhëtarëve vijon ende, por nuk ka pritje dhe radhë pasi kalimi zgjat vetëm pak minuta.

Share: