Home KRYESORE Andi Tepelena: Fondi më i ulët në rajon per Kulturen dhe mungesë...

Andi Tepelena: Fondi më i ulët në rajon per Kulturen dhe mungesë transparence nga Ministria e dhe pushteti lokale

Gazetarja e “Sot” Julia Vrapi: cfare mendoni per skenen e pavarur kulturore sa e ka ndihmuar Ministria e Kultures me buxhete per projektet?

Andi Tepelena: Problemet vazhdojne te jene te njejta. Festivale qe po mbyllen pasi nuk kane buxhete te mjaftueshme per te siguruar nje kalendar artistik.

Problemet vazhdojne te jene te njejta. Festivale qe po mbyllen pasi nuk kane buxhete te mjaftueshme per te siguruar nje kalendar artistik.

Skena e pavarur eshte ne nje asfiksi ekonomike per fat te keq. Mjaft te shikosh shkretetiren me aktivitete artistike qe ndodh ne tirane per te kuptuar sesa I ploteson publikut me oferte kulturore.
Ne zonat bregdetare ku skena e pavarur mund te ishte aktive gjate sezonit turistik per ti ofruar pushuesve nje produkt kulturor dhe zbavites eshte inekzistente.

Lulezojne vetem muzika tallava dhe jeta e klubeve te nates. Fakti me domethenes eshte festivali ndërkombëtar I Butrinit ku me nje sforcim te madh te organizatoreve dhe fale bujarise se trupave artistike u arrit te behen 4 dite shfaqje. Kontributi I ministrise dhe bashkise se Sarandes ishte ne kufijt e qesharakes per nje festival te tille prestigjioz.

Po te marrim bashkine e tiranes tashme aktivitetet organizohen nga stafi I ngushte I bashkise. Ende nuk po shohim thirrje te hapura per aplikim.

Tashme sic e konstatoni dhe vete jeta artistike eshet perqendruar tek qendra cod re kryeministrise. Artistet ne vend qe te mbeshteten jashte strukturave te pushtetit, ftohen te marin pjese ne gostine e rradhes. Turp dhe per artistet qe nuk tregojne kurajo per kete gjendje ne te cilet ndodhen situata e tyre krijuese.

Gazetarja : Nga ministria ku shkojne keto buxhete per skenen e pavarur, tek cilat projekte? Ne nje kohe kur ato qe jane ne tradite etj si fetsivali i Butrintit etj, thone ministria na ka lene jashte vemendjes?

AT: Shkurt mungon nje strategji afat gjate per ta nxjerre skenen nga kjo gjendje. Shtuar mungesen e transparenca ne shpërndarjen e atyre fondeve me pikatore, E gjitha kjo prodhon frustrim dhe mungese kreativiteti te artistet dhe skena e pavarur ne teresi. Projektet ndahen me pikatore. Projektet e fituara ne mk kane nje shkurtim drastik ne rreth 70-80% . Kjo e ben te pakuptime pjesemarrjen ne proceset e aplikimit ne mk. Eshte tallje per organizatat qe kane treguar profesionalizem dhe qendrueshmeri megjithë krizen financiare ne te cilen ndodhen organizatat e Skenes se Pavaruar Kulturore

Gazetarja: Do te behet festivali Art Kontakt ne kalane e porto palermos kete vit?

AT: Jo Art Kontakt nuk do te behet sivjet. Nuk siguruam fondet e duhura nga sektori privat.

Shtuar ketu dhe mungesën totale te faciliteteve logjistike tek kalaja e Palermos e ben te pamundur.

Jemi te fokusuar ne projekte mbi promovimin e demokracise nepermjet artit dhe pjesemarrjes se te rinjve. Shpejt do fillojme zbatimin ne 4 qarqe.

Share: