Home KRYESORE Apel per lojerat e Durresit qe marrin jete te rinjsh si Enea!

Apel per lojerat e Durresit qe marrin jete te rinjsh si Enea!

Nga Ana Argi

Ky djale vetem 18 vjec u percoll vetem para pak ditesh per ne banesen e fundit. Quhet Enea Hasani. Ishte nje nga te rinjte qe hipi ne nje nga lojrat joshese qe jane vendosur ne plazhin e Durresit, por qe mund ti hipesh dhe mos i zbresesh me kembet e tua.

Mjeket thane se ka pesuar nje goditje ne koke e me pas i ka plasur zemra. Nje jave perpara se Enea te mbetej i vrare pikerisht aty nga te dhenat qe kam po ne te njejten loje ka gjetur vdekjen edhe nje person tjeter.

Nuk di nese kjo loje e mallkuar vazhdon te jete akoma aty, miqte e mi gazetare ne detyre mund ta verifikojne, por qe kjo loje kur vrau dike qendroi aty per viktimen e pafajshme te rradhes kjo eshte kriminale.

Nuk kam fjale… U prefsh ne paqe Enea Hasani.

Share: