Home KRYESORE Arkitekti i Ramës akuzohet në Itali: Boeri merr tendera pa garë

Arkitekti i Ramës akuzohet në Itali: Boeri merr tendera pa garë

Arkitekti që ka fituar projektin për Planin Rregullues të Tiranës, i njohur si mik i Edi Ramës është bërë objekt I polemikave politike në Itali, vendi ku ai jeton.

“Njeriu pranë kreytarit, arkitekti Boeri merr pa garë tender 39 mijë euro”, shkruan sot portalihttp://www.ilfattoquotidiano.it/ .

Kryetari i komunës së Mantovës, Mattia Palazzi duhet të japë shpjegime se pse i ka dhënë pa konukrs një punë me vlerë 40 mijë euro, arkitektit Stefano Boeri, i cili ka marrë pjesë në fushatën elektorale, shkruan media italiane.

Këshilltarët komunalë të Forza Italia dhe Ligës kanë kërkuar llogari. Këshilltari Pierluigi Baschieri tha se ne e konsiderojmë të nevojshme që kryetari i bashkisë të sqarojë se pse nuk ka pasur garë. Ndërkohë stafi i kryetarit reagoi duke thënë se “Boeri është një profesionist i cili punon me qeveritë e të gjitha ngjyrave politike. Ju doni të bëni polemika mbi asgjë”.

Këshilli bashkiak i Mantovës që drejohet nga PD i ka besuar Boerit një detyrë profesionale me vlerë 38,800 euro për përgatitjen e një projekti për rigjenerimin urban. Tenderi ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa konkurs. Boeri, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2015 ishte në mbështetje të Palazzit.

Por Boeri nuk është personazh i panjohur në Shqipëri. Ai ka marrë projektin më të madh urbanistik në vend. Sapo Veliaj u bë Kryetar Bashkie u hap dhe gara, të cilët e fitoi studioja e Boerit. Ai u promovua edhe nga Rama si një arkitekt i madh. Por mediat publikuan të tjera fakte, lidhje e afera mes tyre të cilat ua sjellim në vemendje.

Lexo: Rama, Boeri dhe tallja e rradhës…

Share: