Home KRYESORE Bënte seks me djalin e saj dhe e filmonte, dënohet 36-vjeçarja

Bënte seks me djalin e saj dhe e filmonte, dënohet 36-vjeçarja

Një mama e turpshme është dënuar me 5 vjet burg sot, pasi filmonte aktet pornografike që bënte me djalin e saj në shtëpi. Nëna, 36 vjeç, kishte filmuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 14-vjeçar dhe ia kishte dërguar videon nëpërmjet telefonit celular një të afërmi, i cili jetonte jashtë.

Në gjykatë u deklarua se 36-vjeçarja kishte realizuar video, duke kryer veprime seksuale me djaloshin, ndërsa ishin gjetur edhe imazhe të tjera të vajzës së saj, vetëm 3 vjeç. Pornografia në kushtet e shtëpisë i ishte nisur një kushëriri të gruas në Pakistan, që mendohet se ia kishte kërkuar realizimin e materialit. Krimi tronditës i mamasë së katër fëmijëve doli në dritë kur një tjetër vajzë e saj pa telefonin celular të djalit, ku ndodheshin edhe videot.

Sipas “Daily Mail”, prokurori Ian Kolvin tha se videoja e parë e mamasë dhe djalit të saj përmbante imazhe të seksit oral dhe veprime të tjera seksuale. “Ajo i thoshte atij të filmonte”, u shpreh Kolvin, duke dhënë edhe detaje të tjera për përmbajtjen e videos skandaloze. Kur policia bllokoi telefonin celular të djalit zbuloi imazhet e turpshme, jo vetëm të tij, por edhe të vajzës 3-vjeçare.

Prokurori Klovin tha se gruaja nga St. Mellons (Kardif, Britania e Madhe), i kishte thënë policisë në intervistë se kishte pranuar ta filmonte veten duke bërë seks me djalin për të kënaqur një kushëririn e saj në Pakistan. Fëmijët e tjerë janë shprehur të habitur kur kanë mësuar për ngjarjen. Edhe gjykatësja Eleri Rees e cilësoi videon si shumë tronditëse. Në total, gruaja u dënua për 6 akuza për shkak të 119 fotove dhe 3 videove/shekulli.com.al

Share: