Home KRYESORE Duka takohet me Bashën: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, në të...

Duka takohet me Bashën: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, në të kundërt protesta.

Kreu i PD-së ka vijuar edhe sot takime me partitë aleate në opozitë. Së fundi ai është takuar me Agron Dukën, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste dhe duket se tema e bisedës mes tyre kanë qenë zgjedhjet e lira dhe qeveria teknike. Në përfundim të takimit Duka ka folur për mediat.

I pyetur se si mund të shkohet në një qeveri teknike, Duka ka dhënë këtë përgjigje.

“Nuk se po e shpjegoj unë këtë pasi e ka thënë vetë z Basha. E kanë thënë edhe anëtarë të tjerë të opozitës. Duke qënë se ka pakënaqësi në rritje popullore qoftë edhe për shkaqe ekonomike, quke qënë se ka një mosbesim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mendohet që nese nuk shkohet me qeveri teknike atëhere do të jetë e vështirë që vota të jetë e lirë dhe që njerëzit të kenë besim që vota që ata hedhin të shkojë aty ku duhet. Kështu që nese bëhet një qeveri teknike, natyrisht me përfshirjen e të gjithë forcave politike qoftë edhe me PS-në, mendohet dhe kështu është realiteti që ka më tepër mundësi që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Duka.

Share: