Home KRYESORE Duke lare babane!

Duke lare babane!

Nga Ilir Kadia

Mamaja me kerkoi nje nder! Te laja babane. Lahet vete,me tha.Por luan me ujin dhe njehere e kthen nga I nxehti dhe njehere nga I ftohti. Vetem kaq! Mos e ler te digjet!

Une hyra perpara ne banjo dhe I rregullova ujin! Mu duk normal por babai sa e ndjeu ne lekure bertiti se eshte I nxehte! Ja leviza leven nga I ftohti dhe mua prap mu duk normal por babai tha se ish I ftohte!E gjetem me pak mundim temperaturen qe duhej!

Ai I vuri shkume kokes dhe barkut e me kerkoi ti shkumoja kurrizin! Une fillova ti ferkoj kurrizin dhe ndjeva syte te me lotojne! Kurrizi ish kthyer ne nje karrige.Karrigia ime e rehatshme e gjithe jetes.Nje dite nuk e mbaj mend te pa djersitur!Barra e jetes ja ka bere keshtu!

Babai me syte me shkume I kenaqur nga uji I ngrohte dhe ledhatimi qe po beja kurrizit ndoshta, filloi te thote gjeagjezen e pare qe mbaj mend te na thoshte kur bashke me motren time na fuste ne krevat te djelave ndersa nena bente gati terhanin! “Ishte se c’na ishte,shume para na kishte,kur i numeronte,asnje nuk I shkonte!Kush eshte?” E ne bertisnim te dy menjehere:”Peshku,peshku! Une e thashe i pari!Akullorja me e madhe eshte imja!”

Por kuptimin e vertete kesaj gjeagjeze ja nxjerr sot!Ne kete jete paraja ka rendesi por kerkesa nga babai per t’ja lare kurrizin ne pleqeri nuk ka te paguar!

Nga cikli:”Çmallje me babanë”

Share: