Home KRYESORE Edi Rama: “Nuk arrij ta kuptoj çfarë lloj mediash kemi!”

Edi Rama: “Nuk arrij ta kuptoj çfarë lloj mediash kemi!”

Publikimi i disa fotove të një autoambulance në rezidencën qeveritare në Dhërmi, ka mjaftuar që disa media online të pyesin se çfarë po ndodh me kryeministrin Rama? Duke u bazuar edhe edhe nga dëshmi të ndryshme të pushuesve afër vilës qeveritare, apo banoreve lokale, media te ndryshme hodhën disa aludime.

Disa prej tyre arriten të komunikojnë me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me prananinë e autoambulancës në vilë. Përgjatë komunikimiy, u mësua se kjo është një procedurë e zakonshme dhe normale dhe se nuk ka asgjë shëndetësore që lidhet me kryeministrin apo ndonjë familjar të tij.

“Nuk arrij ta kuptoj çfarë lloj mediash kemi! Me një foto autombulancë alarmojnë kot njerëzit e meazallah se bëjnë verifikimin më të vogël”, shkruan Rama në Facebook, por sic edhe e beme me dije me lart disa prej tyre verfikuan lajmin. Nga ana tjeter duhet thene qe Media eshte industri tashme. lajmi behet publik dhe pastaj verifikimi. gazetarie klasike eshte konvertuar ne gazetari moderne dhe duhet pranuar qe verifikohen probleme sa te duash si ne te gjitha fushat ne zhvillim!

Share: