Home KRYESORE Fleckenstein foto me një grua shqiptare: Për njerëz të tillë ka nevojë...

Fleckenstein foto me një grua shqiptare: Për njerëz të tillë ka nevojë Shqipëria

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, i cili është dhe raportues për Shqipërinë në parlamentin Europian, aktualisht është duke pushuar në Greqi. Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, ai ka postuar një foto me një grua shqiptare e cila punon në vendin fqinj. Fleckenstein shkruan se gruaja shqiptare me emrin Valeia i ka thënë se një ditë bashkë me familjen e saj do të kthehen në Shqipëri, për të kontribuuar për vendin e tyre.

“Gjatë pushimeve të mia në Greqi kam takuar sot Valerian. Ajo vjen nga Shqipëria dhe është duke punuar shumë këtu. Ajo më tha, se një ditë do të kthehet me familjen e saj. Sa më shpejt aq më mirë. Shqipëria ka nevojë për njerëz aktivë, si ajo dhe burri i saj. Uroj familja e saj të gjej një të ardhme sa të mirë në vendin e saj”, shkruan Knut Fleckenstein./Opinion.al

Share: