Home KRYESORE Nebi Bardhoshi: Flirti dhe Kurthet e Ben Blushit per Kosoven

Nebi Bardhoshi: Flirti dhe Kurthet e Ben Blushit per Kosoven

Nga Nebi Bardhoshi

Ben Blushi pasi ka perdor sa here ka dashur ekzotiken veriore iu kujtua beftas se ekziston Kosova. Por Kosova tashme sben me pjese ne Gegeri.

Mire bene qe nuk ia hyne ta perdor etnografine politike te krahinave. Ben Blushi ngre kurthin e lirise per te shpjeguar pse ne Kosove ka bum ne kulture e art e pse ne Shqiperi nuk ka.

Ne princip ky aryetim duket i drejte. Por pse nuk shkon krejt?

Se pari parimi i lirise nuk mund te shkeputet krejt prej tradites. Nga sa thote Blushi del qarte se ai as nuk ia ka fare idene se cka ndodhur ne letersine kosovare gjate periudhes jugosllave.

As nuk ia ka idene per estetiken e as per shpirtin antikolonial te zhvilluar atje. Nuk ia ka fare fare idene se cka ndodhur me mendimin politik, sociologjik. Nuk ka degjuar per Bekim Fehmiun as per muzilen rrok, as as as. E te gjithe keto te arikuluara ne kushtin kolonial te jugosllavise.

Shkurt imazhi i Blushit per Kosoven eshte ai i krijuar pikerisht prej veshtrimit paternalist e arrogant te Tiranes komuniste e postkomuniste.

Ideja se liria jep mundesi me shume ska dyshim qe qendron por lirite qe krahason Blushi sjane ende liri. As ajo ne Kosove seshte e plote e as ajo ne Shqiperi..

Pse e bene Ben Blushi? Ngre lurthin e lirise per te mos lene mundesi te flasesh sepse duket sikur ia ka qelluar. Po ne thelb, Blushi eshte thjesht duke flirtuar me nje elektorat imagjinar ne Kosove. Deri ketu asgje te keqe vec faktit se njohja e tij per boten shqiptare duket krejt e ceket.

Blushi nuk njeh as bashkohoren. E di Blushi sa paguhet nje studiues ne Kosove. Te pakten sa dyfishi i studiuesit ne Tirane. E di Blushi se c’programe e investime ka bere shteti i ri i Kosoves ne Shkence dhe dije. Hiq nuk e di.

A jam dakord qe Kosova, qe nga tifozeria ne stadium e deri ne muzike ka bere qe shqiptareve te Shqiperise tju kthehet ideja se eshte mire te jene shqiptare – kjo ska dyshim.

Po Blushi nuk duhet te harrojne te krahasojne efektet e nje diktature vendase me efektet e pushtimit e dhunes prej tjetrit! Kete ai e di po duket se nuk do ta beje.

Blushi thjesht flirton se ka nevoje per vemendje.

Une e bera timen.

Share: