Home KRYESORE Kishte ndërtuar kurth për kunatin e përfundon vete ne te! Ja cfare...

Kishte ndërtuar kurth për kunatin e përfundon vete ne te! Ja cfare ndodhi!

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan Vasil Yzeiraj, 31 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër. Ne fakt, ai kish kallëzuar në polici se në banesën e një shtetasi kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Policia me të marrë informacionin bëri kontrollin e banesës në fjalë dhe gjeti dy granata dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. Me veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Vasil Yzeiraj e kishte inskenuar vetë ngjarjen dhe se i kishte vendosur ai sendet e paligjshme në banesën e shtetasit në fjalë që ishte ne fakt kunati i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy granata dhe 508.6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Share: