Home KRYESORE Kokëdhima braktis Ramën, i bashkohet ftesës së Metës për drekë

Kokëdhima braktis Ramën, i bashkohet ftesës së Metës për drekë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot për një drekë një emër të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish Presidentin Rexhep Meidani.

Dreka është parashikuar në orën 14:00 në një restorant në zonën e ish Bllokut. Burimet bëjnë të ditur për “panorama.al” se Meidani ka qenë duke pushuar në Pogradec deri në momentin kur ka marrë një telefonatë nga Meta për drekën e sotme. Ai ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt Tiranës. Por ajo që bie në sy është fakti se edhe Ben Blushi është ftuar sot për drekë.

Edhe deputeti socialist ka ndërprerë pushimet ditën e sotme. Prej javësh po flitet për marrëdhënien e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike. Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Po Blushi? Nëse Ilir Meta del nga Qeveria, Edi Rama do të bëjë çdo përpjekje që të sigurojë 71 votat e domosdoshme për ta mbajtur qeverinë në këmbë. Në këtë kuptim votën e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit ai e ka shumë të rëndësishme. Nëse këta dy deputetë pozicionohen për rrëzimin e Qeverisë së bashku me PD­-në dhe LSI­-në, janë të pakta shanset që Rama të sigurojë numrin magjik 71.

Share: