Home KRYESORE Kosova, mund të dështoj si shtetndërtim, nëse vazhdon të qeveriset me elita...

Kosova, mund të dështoj si shtetndërtim, nëse vazhdon të qeveriset me elita të (korruptuara)

Nga Fadil Maloku

1.Historia e kombeve të sukseshme dëshmon qartë, se; shtetet e brishta, përmes institucioneve të konsoliduara politike dhe ekonomike; një pluralizmi kuptimplotë; sundimit të ligjit, një tregu të lirë, pastaj, një qasje kreative ndaj gjeneratave të reja, e sidomos një transparence të bashkēdyzuar me llogaridhënie të theksuar, e kanë shumë mē leht ta rindërtojnë vendin dhe vetën e tyre.

2.Shtetet e reja dështojnë, mu shkaku i deformiteteve që shfaqen në ndërtimin e institucioneve inkluzive politike. Përvoja, dëshmon se shtetet e reja, zakonisht bankrotojnë kur njerëzit e fuqishëm (duke tentuar që me çdo kusht të mbesin në pushtet!) fillojnē ta shtojnë lakminë dhe ambicien përmes vënies nën rrogoz të qeverisë dhe institucioneve tjera vendimarrëse në shoqëri…Simptoma, tash evidente në shoqërinë kosovare.

3.Rekomandimi i përvojave nga këto vende na del se; Tipat e tillë duhet mbajtur sa më larg pushtetit dhe fuqisë që ai prodhon…! Ndryshe, ngecja, autoritarizmi, bankroti dhe atrofizmi, i institucioneve inkluzive është evident…!

Share: