Home KRYESORE Kulla: Demarkacioni me Malin e Zi ka nevoje per Marreveshje te re...

Kulla: Demarkacioni me Malin e Zi ka nevoje per Marreveshje te re politike.

Ne Kosove ka nje problem themeltar me ceshtjen e demarkacionit dhe pushtetin e nderkombetareve.

Se pari problemi ka te beje me nje ndarje juridike perfundimtare mes 2 shteteve te ish Jugosllavise ku palet e kane njohur njera-tjetren ne kufinte e deritanishem.

Se dyti ripercaktimi i ri kufitar dmth edhe shpronesim i forcuar i nje numeri te madh individesh dhe familjesh pa u kompensuar fare ne favor te nje vendi tjeter.

E njejte do te ishte situata psh nese qindra pronare kullotash pyjesh shtepish shqiptare te Hasit te Rogoves, do ta humbnin pronesine e tyre nese kufiri ndershteteror do te rishikohej dhe ajo hapesire do ti kalonte hasianeve ketej kufirit. Pra kjo ceshtje krijon dhe nje konflikt socio-ekonomik jo te vogel.

Se treti cila eshte arsyeja pse ky kufi duhet te rishikohet thuhet sepse Mali i Zi duhet te hyje ne NATO. Malin e Zi te hyje ne NATO nuk e pengon Kosova sepse edhe po te doje nuk i ka ato mundesi por, edhe sepse vete kufinjte e Kosoves jane kufinj qe ruhen nga NATO pra jane vete NATO dhe, keshtu qe aleanca nuk e ka kusht definitiv per anetaresim apo domosdoshmeri ate. . .

Se katerti Kosova praktikisht ka humbur nje te pesten e territorit ne veri te Kosoves e cila nuk do ti kthehet me kurre realisht Kosoves. Gjithashtu Kosoves i eshte imponuar nga nderkombetarert nje Serbi e vogel brenda territorit nepermjet te ashtuquajturit Asocacion Komunash Serbe dhe kjo, me pretendimin se kjo sakrifice e Prishtines do te kontribuonte ne nje marreveshje perfundimtare Kosove-Serbi per njohje nga kjo e fundit gje qe nuk ka ndodhur.

Mbeshtesit e marreveshjes aktuale te demarkacionit thone se kjo duhet te ndodhe se na e kerkojne nderkombetaret. Lind pyetja nese largqofte nderkombetaret i kerkojne te rikthehen me Serbine keta cfare do te benin ?!

Uroj qe kjo marreveshje e padrejte e demarkacionit te rrezohej ne Kuvendin e Kosoves dhe te behet nje marreveshje e re e drejte dhe dinjitoze.

Share: