Home KRYESORE LGBT sulmon Ramën: E majta s’ka b*le në Shqipëri

LGBT sulmon Ramën: E majta s’ka b*le në Shqipëri

“E majta në Shqipëri nuk ka bole”. Është kjo deklarata e Kristi Pinderit, një aktivisti të të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri. Me anë të një statusio në Facebook, Pinder shprehu zhgënjim me PS-në që nuk bëri asnjë hap për miratimin e martesave brenda të njëjtit sesk në Shqipëri. Sipas tij, PS është e vetmja parti e majtë në Europë që nuk ka një qëndrim për këtë çështje.

“Ambasada PINK ka paditur Mesila Doden te Komisionerja kunder Diskriminimit. Pavaresisht se une nuk bie dakort me pothuajse asgje qe thote apo ben Mesila Doda, ta padisesh ate per faktin se ka nje qendrim ne drejtim te kundert me historine me duket nje veprim pa bereqet. Une nuk kam asnje problem me Mesilen & Co. Une personalisht ndihem i zhgenjyer nga e gjithe Partia Socialiste dhe e majta ne Shqiperi. Eshte e vetmja e majte “pa bole” dhe e vetmja ne te gjithe Europen qe nuk ka nje qendrim ndaj LGBT! Me shume se Mesila duhet ndeshkuar Rama. Dhe jo nga komisionerja qe nuk di, nuk do e nuk mund te beje gje! Rama dhe ata qe e ndjekin ne PS e “rilindur” duhet ndeshkuar me vote pasi eshte i paafte per te mbajtur premtimet. Ndoshta ndoshta eshte dhe krejt i pandjeshem ndaj te drejtave te njeriut (ndaj LGBT po e po, por dhe ndaj romeve, njerezve te varfer, studenteve, te rinjve pa asnje mundesi e shprese, ndaj pacienteve ne spitale perfshire femijet me leucemi, ndaj familjareve te viktimave ne Gerdec, atyre te 21 janarit, etj etj). Mesila eshte nje aksident ne politike dhe nje person pa te ardhme ne politike, e per kete arsye ajo eshte me pak e rendesishmja ne gjithe kete mesele. P.S. Ata te PD eshte per te thene give me a break 🙂 ndersa hajdutet e LSI jane ku therret qameti…”- shkruan Pinderi.

Share: