Home KRYESORE Liliputet sulmojne Skenderbeun

Liliputet sulmojne Skenderbeun

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Liliputet prej disa kohesh po sulmojne Gjergj Katriotin, Skenderbeun. Gjithefare cudirash po na degjojne veshet!

Mesa duket nga ndejtja me gojembyllur afer gjysem shekulli te sovjetkit sojuz po perjetojne nje periudhe gojeshqyer tash afro njezet e pese vjet te tranzicionit te lajthitur shqiptar.

Askush ne vendin e vet

Ne kete lajthitje gojeshqyer mbar e mbrapsht ata qe duhet te flasin heshtin dhe ato qe duhet te heshtin flasin. Ato qe kane kokat plot i ulin poshte ne heshtje. Ato qe kane kokat bosh i ngrejne lart dhe ulurijne.

Perjetojme nje coroditje te nxitur nga cuname paditurie. Disa grisin ekranet nga mengjesi deri ne darke. Te tjere per karshillek hane mikrofonat si sandvic. I padituri ben eruditin, i dituri ben fakirin. Budallai luan inteligjentin, i mencuri ben naivin.

Jemi perballe foltoreve ku mjeku flet per ushtrine, ekonomisti per mjeksine, perkthyesi per finance, fermeri per drejtesi, teneqexhijte per muzike, bojaxhinjte pikturojne, piktoret filozofojne, filozofet vegjetojne…

Paradokset nuk kane te sosur. Te gjithe flasin se qenka koha e gjenerates tjeter. Ciles?! Asaj qe lind per te ikur, apo e asaj qe ike per te ardhur?! Asaj qe zyren e ka ne ekran, apo asaj qe cv-ne e ka bordero!? Asaj qe punesohet e pastaj shkollohet, apo asaj qe shkollohet e me pas shkallohet?!

Tere jeten kam punuar me rinine, por kete punen e gjeneratave kurre nuk e kuptova. Te tere kane thene e thone…”rinia eshte e ardhmja”, por vetem rinia nuk e thote ate. Nuk e thote se nuk e perjeton ate…

E vetmja gje per te cilen flasin te gjithe me “kompetence” eshte futbolli. Lavdi Zotit qe per futboll kemi unitet politik dhe kohezion social. Per futboll flasin boll te gjithe. Po te gjithe ama..kryetare shteti, kryetar qeverie, kryetar partie, kryetar bashkie, kryetar katundi e kryetar shtepie…fut, fut, fut..boll per te gjithe.

Lajthitjet me zarar

Ne kete lajthitje gojeshqyer duket sikur jane fundosur malet dhe jane ngritur halet. Kjo gjendje eshte me shume zarar. Demi qe behet eshte i madh. Pasojat afatgjate.

Sic e thashe ne kryeradhe ka disa kohe qe liliputet po atakojne Gjergj Kastriotin. Disa e quajne etnikisht serb. Disa e karakterizojne si terrorist. Te tjere e quajne tradhetar se braktisi Porten e Larte.

Ne kete agresivitet liliputesh ka edhe vandale e te dhunshem qe heqin portretet e Skenderbeut ose qe tentojne te vene dore mbi bustet e tij.

Lavdi Zotit qe Skenderbeu ka pese shekuj qe ka vdekur, sepse liliputet injorante, fanatike e te dhunshem do e listonin ne organizatore te ndonje grushti shteti ne Ballkan…

Keto mjerane duan te afirmohen me sulme kunder majave kombetare dhe emblemave te paarritshme. Keta driteshkurter marrin poza dijetaresh, por vetem pak t’i gervishesh e sheh se prapa ngjyres se arte kane thjeshte nje varak e dale boje.

Keto qe shtiren si te ditur nuk bejne dot dallimin midis Perandorive te medha. Nuk ndajne dot Perandorine Osmane nga shteti kombetar modern e laik Turk.

Keto qe hiqen si dijetare nuk kane lexuar historine e Skenderbeut te Barletit, te Marin Becikemit, te Nolit. Nuk kane lexuar romanet per Skenderbeun te Kadarese e te Godos. Nuk kane pare gravurat e pikturat boterore me portretin e Skenderbeut. Nuk kane denjuar te shkojne ne Krujen e bekuar dhe aq me pak ne Muzeun e Vjenes ku ruhen armet e perkrenarja e Kastriotit. Nuk kane perjetuar madheshtine e Sheshit Albania ne Rome, ne Londer, ne Paris ku ndrijne monumentet e Gjergj Kastriotit. Nuk kane degjuar operen qe gjeniu i muzikes klasike , Antonio Vivaldi ia dedikoi Skenderbeut. Nuk kane pare dhe as degjuar per enciklopedite italiane, franceze, angleze, spanjolle, amerikane, polake, austro-hungareze, ruse etj., ku Gjergj Katrioti ze vend dinjitoz karahas figurave me te njohura e te cmuara nga mbare njerezimi.

Energji qe prodhon terr

Eshte e dukshme qe jetojme ne nje kohe liliputesh. Por lilipute me zarar. Jo sepse jane te fuqishem nga vlerat cilesore, por sepse jane bere shume nga ana sasiore.

Energjia qe kjo mase e madhe liliputesh prodhon nuk jep drite, por prodhon terr. Terr sketerre. Pus te zi. Te thelle. Te pambarimte.

Thone se nga ky batak do shpetojme me rotacione politike. Thone se integrimet do na clirojne prej pellgu liliput. Thone se do ike mazhoranca e do vije opozita per te sjelle ide, deshira e nevoja. Thone se zhvillimi ekonomik do na shpetoje nga fundi ku kemi rene. Thone se tanime reforma ne drejtesi do na beje te kalojme ylberin…

Jo..jo.. asnjera nga keto thone..thone..thone nuk do na shpetoje nga aradha qindra mijeshe e liluputeve injorante e te dhunshem.

Naimi yne i ndritur na e ka lene nje amanet, te cilin pak dhe aspak e kemi degjuar ne keto vite lajthitese…se

“….drita e diturise perpara do na shpjere”.

Kjo eshte vaksina qe i zhduk liliputet injorante e te dhunshem si dhe mbron vlerat e ndritura, pa te cilat edhe kombet me te medha do shuheshin nga pluhuri i harreses…

Por Naimi ishte Rilindas prej verteti.

Share: