Home KRYESORE Meta e Basha përgjegjës për prishjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”

Meta e Basha përgjegjës për prishjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”

Nga qytetari A.

Prishja e fasadës së stadiumit Komëtarë “Qemal Stafa”, e në vend të saj ndërtimi i një kulle gjigande, si një preambul i modernes, duke lënë pas “tutkunët dhe injorantët e komunizmit”, siç i cilësoi Kryeministri Edi Rama, në mbrojtje të veprës arkitekturore “Arena Kombëtare”, është një krim i madh ndaj vendit tonë.

Një krim që përgjegjës kryesorë ka padyshim atë person që firmosi projektin, por dhe dy mbështetësit e heshtur të saj, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetarin e Opozitës, Lulëzim Basha.

Me kodin penal të republikës së Shqipërië, Edi Rama do ishte vrasësi, teksa dyshja Basha-Meta do të ishin bashkëpunëtor në vrasje, pasi me veprimet dhe mos veprimet e tyre lejuan maskarimin e një pjese të kulturës së vendit tonë.

Dhe në gjykimin e një mëndje të shëndoshë, një i çmendur nuk mund të jetë fajtorë për veprimet e tij, por vetëm viktimë e tyre, teksa dy persona të shëndetshëm mendërisht kanë për detyrë ta drejtojnë këtë të çmendur, ose të paktën ta ndalojnë teksa i hip në mendje masakrimi i kulturës dhe tenton restaurimin e diktaturës, pasi diktatura zanafillën e saj e ka tek lavazhi mendor nda figurave historike dhe idealit në të cilën beson.

Diktatura rritet më tej, permes frikës dhe formëzohet plotësisht tek vrasjet e të gjithë kundërshtarëve politik, ideologjik…etj.

Pra, është e papranueshme që lideri i opozitës dhe bashkëkryetari qeverisë të rrin në heshtje lidhur me ngjarjen, të mos thonë asnjë fjalë, e të mos shpenzojnë disa gërma nga fjalori ynë kombtarë i pasur në folklor për të ndalur këtë masakër.

Është e pabesueshme se si një popull i tëre rri në heshtje dhe nuk lëviz asnjë gisht teksa një nga veprat e pakta që kishin mbetur në këmbë, e që na kujtonte se nga kishte ardhur Tirana jonë, Shqipëria jonë, thërmohet para syrit tonë.

Është e pabesuseshme se si një vend rri në heshtje, teksa ri-vritet një nga figurat kryesore të historisë sonë, Qemal Stafa.

Më vjen keq që fuqia ime është veç fjala, e cila ashtu si e shumë kujt ndoshta do të bie në veshë të shurdhët, por të paktën do përpiqen të godas ato zemra të pastra e të mbushura me mirësi e dashuri për artin e kulturën, për historinë dhe për vendin tone dhe që urren diktaturën e fjalës, kulturës dhe historisë…

Share: