Home KRYESORE Neranxi: Mitingu i Himares merr leje nga Policia e shtetit

Neranxi: Mitingu i Himares merr leje nga Policia e shtetit

Drejtori ekzekutiv i Shoqates Komuniteti Himarjot, Nikollaq Neranxi, njofton ne faqen e tij ne Facebook se tashme mitingu i protestes kunder projektit te qeverise Rama ne Himare pas refuzimit te pare, mori edhe lejen e Policise se Shtetit per zhvillimin  e tij.

“Te dashur miq! Fale insistimit dhe vendosmerise tone, tubimi paqesor i dites se neserme ne Spile, ora 18 e 30, tashme ka edhe lejen e Policise se Shtetit e cila do te kujdeset per mbarevajtjen e tubimit. Ne do te tregojme neser se jemi qytetare, paqesore, por ama te vendosur qe te mbrojme cdo pellembe toke nga zaptuesit, mafiozet dhe kriminelet. Sic e keni ndjekur, organizimi eshte mbare himarjot. Cdo shoqate dhe organizate qe ka lidhje me Himaren, i eshte bashkuar ketij tubimi. Te gjithe do te jene neser aty.” shkruan Neranxi qe ne statusin e tij nuk le pa permendur kryetarin aktual te Bashkise Himare i cili eshte ne balle te fushates ne mbeshtetje te projektit te qeverise per Himaren qe, sipas komunitetit himarjot betonizon bregdetin dhe neperkemb pronat e qytetareve duke mos u marr mendimin atyre.

“Ne intervisten e fundit, Jorgo Goro perseriti deklaraten bajate dhe mjerane se vetem 3 veta nuk e duan projektin e famshem me beton dhe me shkaterrim te Himares. Hajdeni neser ne shesh ti tregojme se sa jemi! Nderkohe do ti tregojme dhe te gjithe atyre shpifesve dhe dashakeqesve qe gjate gjithe kesaj kohe jane munduar ta bejne pis kauzen tone, se ne jemi aty vetem per te mbrojtur pronat tona, emrin tone dhe indentitetin tone. Vetem bastardet qe nuk i dine rrenjet e tyre, nuk arrijne te na kuptojne dhe si rrjedhim na sulmojne.” vazhdon Neranxi statusin e tij duke shtuar:

“Kemi ftuar edhe forca politike, por nese do vijne, ata do te jene aty, vetem ne mbeshtetjen e kauzes sone. Mitingu nuk ka motiv politik! Asnje deklarate politike apo jashte problemit per te cilin jemi mbledhur, nuk do kete! Takohemi neser! Rrofte HImara! Jashte zaptuesit!” perfundon Nikollaq Neranxi ne cilesine e drejtorit ekzekutiv te Komunitetit Himarjot i cili eshte insititucioni organizator i ketij mitingu.

Share: