Home KRYESORE Nje histori perverse korrupsioni me sigurimet e makinave

Nje histori perverse korrupsioni me sigurimet e makinave

Nga Klodian Tomorri

Ne vitin 2014, Kuvendi i Shqiperise, pranoi dhe i imponoi qytetareve trefishimin e cmimit te siguracionit per automjetet me preteksin se kjo ishte e nevojshme per te paguar borxhet e prapambetura te Byrose se Sigurimeve. Ky ishte borxh qe kompanite e sigurimeve duhej t’ja u paguanin personave te aksidentuar nga automjetet e pasiguruara.

Ne ate kohe Kuvendi i ngarkoi Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare qe te shtronte nje plan konkret se si shoqerite e sigurimeve do paguanin borxhin prej 14 milione dollare

Sipas planit te mbeshtetur edhe nga Banka Boterore shuma do te paguhej ne tre vjet, pra ne periudhen 2014-2016 me keste te barabarta.
Plani parashikonte qe ne fund te ketij viti shoqerite e sigurimeve ta kishin shlyer teresisht borxhin, por kjo nuk u respektua.

Rregullatori u perkul, pas tij edhe Kuvendi i Shqiperise. Borxhi i byrose se sigurimeve aktualisht eshte rreth 10 milione dollare. Njerez te cilet kane humbur te afermit ne aksidente apo qe kane mbetur indalide perjetesisht qe ne vitin 2000 vazhdojne e sorrollaten pa u demshperblyer.

Shkelja e ligjit u amnistua fillimisht nga AMF permes nje vendimi, i cili zgjati afatin e shlyerjes se borxhit edhe me dy vjet te tjera. Pas AMF, nje muaj me pare amnistine e vulosi edhe Parlamenti, sipas propozomit te Komisionit Parlamentar te Ekonomise.

Nje muaj me pas karteli i blinduar “Shoqeri sigurimesh- AMF-Kuvend” po u imponon qytetareve nje tjeter surprize te hidhur. Rritjen serish me 30 per qind te cmimit te sigurimeve, ne nje kohe qe raporti deme – prime ka rene ne 20 per qind, niveli me i ulet ne bote. Po. Me ulet se Zimbabve, Uganda, Sierra Leone dhe kudo.

Kjo eshte nje histori e tmerrshme korrupsioni ku eshte kapur dhe nenshtruar plotesisht Parlamenti si institucioni i dores se fundit qe mbron interesat e qytetareve. Ne kete pike zgjidhjet ligjore s’kane me vlere. Kur shteti kapet ne kete forme, qytetaret kane vetem nje instrument ne dore. Mosbindjen dhe perballjen me institucionet perverse te korruptuara.

Share: