Home KRYESORE PENSIONI, POLITIKA…, e AS MISH E AS PESHK?!

PENSIONI, POLITIKA…, e AS MISH E AS PESHK?!

Nga Haberet e Mitro Celes

Kam 14 vjet që një herë në muaj, paraqitem në sportelin e postës, për të marrë pensionin. Herën e fundit, ishin ndërruar “tetat” që bëjnë gati paratë. Kur hapi kartel, një nga “tetat” më pyeti:

-Kur do vijë xhaja për të marrë pensionin?!

U mbusha me frymë. Nxorra gjoksin përpara dhe thashë me zë prej konke: “Xhaja jem vetë?”

U ktheva në shtëpi. Si trim, pensionin ja dorëzova Ezmerkes. Kaq pak, mu duk sikur tha shikimi I mjegulluar I zonjës…Për të ngushëlluar veten rrëmbeva “penën” nga halli, domethënë për honorare. Më shumë se artikuj, disa më dolën antiartikuj! Më shumë se tema ishin antitema. Në fillim mendova ti quaj ditarë. Por nuk ishin të tillë. Një ditë shënova: kronika të nakatosura. Mu duk gjë e shpëlarë, prandaj ndërrova mendje. I quajta “Haberet e Mitros”…

Ka njerëz që I pëlqejnë. Ka të tjerë që shkojnë më larg: Më tregojnë ngjarje badjava ( jashtë logjikës së ekonomisë së mëngjër të tregut) për ti future në haberet e mia! Por ka edhe që më thonë: E mbushe kupën! Nuk u lodhe: ke 44 vjet që shkruan?! Na çave drasat!

Një ditë shkova në Borsh. Në klubin e gritur që në vitin 1966, mbi ujrat e një përroi, që për nga bukuria, madhështia dhe freskia të kujtojnë sinfonitë e Bachut ( Në gjermanisht Bach do të thotë përrua) nisëm bisedën me disa miq të vjetër. Në fund të muhabetit, më thotë njeri prej tyre:

-Të kam ndjekur prej vitesh ato që shkruan. Haberet I bën të kokolepsura! Në shumë raste nuk I kuptoj. Mund ta ma shpegosh pse-në?

-Vështirë të “peshkosh” nga unë shkaqet! Në shumë raste nuk I kuptoj as vetë ato që shkruaj…

Kur u makina mori të përpjetat më zig-zake të Llogorasë rashë në të thella: Fakti që haberet dalin të kokolepsura, tregon se janë në harmoni me politikën e ditës, domethënë as mish e as peshk?!

Share: