Home KRYESORE Rama – Meta takohen ne Durres, koalicioni dhe Vettingu

Rama – Meta takohen ne Durres, koalicioni dhe Vettingu

RAMA META

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë” në Durrës.

Në një prononcim ekskluziv për Opinion.al, Ilir Meta ka theksuar se në takimin me kryeministrin Rama është folur përgjithësisht për Reformën në Drejtësi dhe veçanërisht për “Vettingun”.

I pyetur në lidhje me mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës, Meta është përgjigjur se është folur për ecurinë e koalicionit, për të tashmen dhe të ardhmen, por nuk ka preferuar të ndalet gjatë në lidhje me këtë temë.

Ndërkaq, Nard Koka ka mohuar zërat se ishte ndërmjetësi i këtij takimi tek Vila Qeveritare mes Metës dhe Ramës.

Në orën 18:00 kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku është diskutuar pikërisht për Reformën në Drejtësi./Opinion.al

Share: