Home KRYESORE Rama sherr në stadium me Voltana Ademin: Nuk do marrësh asnjë kokërr...

Rama sherr në stadium me Voltana Ademin: Nuk do marrësh asnjë kokërr leku

0

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Teksa ndodhet në stadiumin e Shkodrës për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Marok, kryeministri ka dëbatuar ashpër me kryebashkiaken duke i thënë preraz: “Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”.

Burime të Lapsi.al thanë se debati ka vijuar për disa çaste. Mësohet se kryebashkiakja e Shkodrës, e zgjdhur nga Partia Demokratike, i ka kërkuar mbështetje me investime kryeministrit Rama.

Shkodra edhe pse një qytet i madh është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë në shpërndarjen e fondeve. Për këtë mjafton të shohësh programin kombëtar të “Rilindjes Urbane”, ku Shkodra merr më pak fonde sesa bashki të tjera periferike si Roskoveci dhe Maliqi.

Ndonëse nuk pranohet zyrtarisht, ky diskriminim i Shkodrës shihet si një lloj “hakmarrje” e Ramës ndaj kryeqendrës së veriut, e cila vazhdon të jetë prej vitesh një bastion i Partisë Demokratike./LAPSI.AL/

Share:
Reklama juaj