Home KRYESORE Ritmi i qeverisjes si ritmi i lungomares.

Ritmi i qeverisjes si ritmi i lungomares.

Nga Ilir Kalemaj

Projekt spektakolar me rezultat spektakolar thote kryegjati i qeverise.

Ja disa detaje te fundit nga nje projekt qe po i afrohet vitit te katert per te shtruar pak qindra metra dhe ku jane perfshore nje dyzine me nenkontraktore qe gllaberojne nga pak e nga shume secili me luge ne brez.

Qysh ne fillim kane vene ca pllaka betoni te shemtuara qe ngjajne si mini-varre. Gjithe-gjithe gjelberimi perfaqesohet me disa pisha rakitike qe mezi mbahen ne kembe dhe nuk lene as dy vete bashke te kalojne. Trafiku eshte perkeqesuar ndjeshem nga cka qene nga rruga me dy korsi ne ate qe do sherbente si autostrada e kalter e Jugut.

Plus qe mund te jete e vetmja lungomare ne planet qe kalon buze rruge dhe jo buze deti. E bere copa-copa ku ndryshe fillon, ndryshe vijon dhe ndryshe perfundon, qershia mbi torte eshte fusha e basketbollit ne fund.

Pasi rizbuloi veten si piktor i permasave boterore pergjate qeverisjes dhe turneve nderkombetare si shkrimtar i Kurbanit, iu rikthye edhe njehere fames si basketbollist i klasit te pare… 😉

Share: