Home KRYESORE SULMI NË NDËRTESËN E KUVENDIT – SULM KUNDËR SHTETIT TË KOSOVËS

SULMI NË NDËRTESËN E KUVENDIT – SULM KUNDËR SHTETIT TË KOSOVËS

Nga Harry Bajraktari

Sulmi që ndodhi me predhë ( armë krahu) në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në institucionin më të lartë legjislativ, ku janë marrë shumë vendime historike e në mesin e tyre edhe Shpallja e Pvarësisë së Kosovës, është sulm kundër shtetit të Kosovës dhe kundër qytetarëve të saj. Mbrëmë u sulmua paqja, demokracia dhe stabiliteti i vendit. Ky akt kriminal, i papranueshëm dhe i pa shembullt për sigurinë e shtetit dhe jetën e qytetarëve, tregon se deri ku mund të shkojë çmenduria e të tillëve që cak kanë shkatërrimin dhe minimin e asaj që arritëm me mund e sakrificë.

Ky sulm i shëmtuar kërkon dënim të ashpër nga të gjithë qytetarët tanë dhe rasti duhet të zbardhët sa mnë shpejtë nga organet e drejtësisë dhe të rendit dhe autorët e krimit të të nxirrën para gjyqësisë, në mënyrë që mos t’ u lihet hapësirë veprimeve të tilla kriminale të dëmtojnë shtetin, të ardhshmen e qytetarëve dhe prestigjin e Kosovës në botë.

New York 2016.

Share: