Home KRYESORE TE SHPERNDARE NE PLANET, SI “MALL PA INVENTAR”!!

TE SHPERNDARE NE PLANET, SI “MALL PA INVENTAR”!!

Nga Sulejman Abazi

Profesoreshe Margarita, e lexova te plote kete profil te mrekullueshem te nje vajze te thjeshte shqiptare, shkencetares se re Keiti Kondi.

Nuk do te rreshtoj ketu rrugen e saj te mundimeshme deri ne majat e shkences ne kete moshe kaq te re, sepse ajo eshte publikuar ne pamfletin kushtuar Keitit.

Kjo na lumturon kur mendojme se sa te tille po dalin nga gjeneza jone dhe jane futur ne famen planetare.

Kjo eshte krenari kombetare.

Por eshte edhe e dhimbeshme, kur mendojme dhe krahasojme se cfare bejne te huajt per keto talente, sa mirenjiohes dhe dashamires jane dhe ne anen tjeter, cfare ben shteti dhe shoqeria shqiptare ne mbeshtetje dhe perkujdesje ndaj tyre.

Institucionalisht ne jemi nje shtet skandaloz, i pafytyre, i paidentitet, i korruptuar qe ka sjelle ne krye te paditurit dhe deri injorante dhe hesht dhe perbuz kete plejade te shkelqyer shqiptaresh qe na ngrene koken larte kudo.

Para disa ditesh ndoqa nje interviste te nje shkencetareje te afirmuar shqiptare, Laura Mersinit, ne nje TV te Tiranes ne emisionin e pasdites.

U mrekullova me kete personalitet te inteligjencies dhe shkences.

Nje modesti e vecante rrezatuese per kedo, nje mencuri dhe maturi e lakmuar, nje komunikim perfekt per te gjithe qe mund ta degjonin, nje karriere birlante e arritur me mund dhe me djerse, me besim dhe kemengulje dhe mbi te gjitha krenaria e saj e te qenit shqiptare.

Sa kemi te tille?

Nuk do te rreshtoj ketu emra, sepse ata jane te shumte, si kokrrizat e diamnatit qe Kombi po I mbledh me perkujdesje.

Tjeter gje eshte shqetesimi yne.

Deri kur do te vazhdoje kjo situate kaotike diskriminimi deri ne harrese per te gjithe njerezit tane te mire, punetore e shkelqimtare, te cilet sot jane shperndare anekend Planetit si “mall pa inventar”?!

Ky eshte vendi yne, kjo eshte Shqiperia, ky eshte Kombi yne, qe pjellin nga barku i tyre mrekulline dhe hera heres pranojne ti perkulen Djallit.

Jo me keshtu.

Duhet te kthejme syte teresisht nga produkti me i mire i gjenezes tone.

Mjafte me me injorancen e brekusheve, te xhaketave te vjetra te kthyera mbrapsht dhe Dumbabes.

Ky popull dhe ky vend meriton me shume dhe koha po punon per te.

Ne nuk duhet te humbasim vizionin gati gati hyjnor te Diellit, te te kuqes Kozmike dhe te Shqiponjes tone ne fluturim. Keta njerez te mrekullueshem te gjenezes shqiptare, jane paraqitja me dinjitoze e ketij trinomi te trasheguar nga Historia.

Respekt per te gjithe keta Ambasadore te vertete te Shqiperise ne bote.

Share: