Home KRYESORE Tentohet të vritet Kancelarja Angela Merkel

Tentohet të vritet Kancelarja Angela Merkel

Chancellor Merkel welcomes G7 heads of states shortly before the summit's official start

Policia çeke njoftoi se ka arrestuar një person, që dyshohet se ka tentuar të vriste Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel. Sipas mediave ndërkombëtare, një person i armatosur që udhëtonte me Mercedes të zi iu afrua eskortës së Merkel dhe u përpoq të depërtonte tek makina e Kancelares gjatë udhëtimit të kësaj të fundit për në Pragë.

Zëdhënësi i Policisë së Çekisë tha se i dyshuari është arrestuar. Ngjarja është duke u hetuar nga detektivët e Pragës, shkruan Syri.net. Merkel ka qenë për një vizitë një ditore në Pragë ku u takua me Kryeministrin Bohuslav Sobotka.

Gjatë takimit me homologun çek, Kancelarja e Gjermanisë u prit me protesta nga qytetarët. Automjeti i dyshimtë me të cilin udhëtonte i arrestuari, u shfaq gjatë kohës që autokolona e Merkel po i drejtohej periferisë së qytetit pasi ishte nisur nga aeroporti.

“Shoferi i Mercedesit nuk iu bind urdhrave të makinave të policisë që shoqëronin Merkelin. Ai ndaloi vetëm pasi policia e paralajmëroi se ishte gati për ta qëlluar”, thuhet në njoftimin e policisë çeke.

Share: