Home KRYESORE Tërmetet në Itali/ Mes rrënojave çifti thotë “PO”

Tërmetet në Itali/ Mes rrënojave çifti thotë “PO”

Ata të dy kishin qenë duke planifikuar dasmën e tyre të përsosur për më shumë se një vit.

Fustani, kostumi dhe vendi ishin të gjitha të rezervuara.

Por, vetëm katër ditë para ditës së tyre të madhe, ndodhi ajo që se kishin imagjinuar kurrë, tërmetet shkatërruese.

kkk

Një pjesë e kishës, ku ata kishin menduar të betoheshin për dashurinë e tyre, ishte shpërbërë gjithashtu nga një tërmet.

kisha

Megjithatë, Ramon dhe Martina Adazzi ,e kurorëzuan dashurinë e tyre në qytetin Asquasanta Terme, pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrues në Italinë qëndrore që vrau të paktën 291 persona dhe rrafshoi fshatra të tërë.

Çifti u ndje zemërthyer në momentin kur prifti u tha atyre se altari i kishës ishte i mbuluar nga rrënojat.

Muret ishin çarë dhe afresket e shekullit të 16-të ishin zhdukur.

Ndërtesa të cilën ata e kishin ëndërruar gjithmonë nuk mund të përdorej më.

Por, çifti u zotua për ta vazhduar ceremoninë.

kisha 2

“Unë e dua qytetin. I dua njerëzit. Pse duhet ta realizoj dasmën time në një qytet tjetër? “, tha Ramon.

Kështu që ata u martuan në një park publik të qytetit me gjelbërim, male dhe ndërtesa të shkatërruara në sfond.

Kjo ceremoni ishte si një rilindje pas zymtësisë që kishte kapluar qytetin e tij të lindjes./tvklan.al

Share: