Home KRYESORE Ulsi Manja: Ja e vertata e incidentit në fushatën e Dibrës

Ulsi Manja: Ja e vertata e incidentit në fushatën e Dibrës

0

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Ulsi Manja, është lakuar sot në media si i përfshirë në një incident në fushatën që po zhvillohet në Dibër për zgjedhjet lokale të 11 shtatorit. Konkretisht, Lapsi.al dhe më pas gjithë portalet e tjera kanë shkruar se gjatë një takimi elektoral në Dibër përfaqësues të PDIU i kanë kërkuar kandidatit për kryetar bashkie, Muharrem Rama të largojë nga takimi deputetin Ulsi Manja. Kjo me pretendimin se ka një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PDIU për ndarjen e bashkisë 50 për qind me 50 për qind. Po sipas këtij raportimi, Ulsi Manja është detyruar të largohet nga takimi elektoral në Lurë.

Opiniona.al ka kontaktuar me deputetin socialist, i cili është shprehur se gjithçka është e pavertetë dhe se janë lajme të sajuara nga zyra elektorale e kandidatit demokrat.

“E hedh poshtë me neveri këtë lajm që jam i bindur është gatuar në guzhinen e kandidatit të PD për Dibrën, Sherefedin Shehu”, u shpreh Ulsi Manja për Opinion.al.

Sipas tij nuk ka asgjë të vertetë. “Unë sot jam në Tiranë dhe mund të pyesni kolegët tuaj të mediave pasi rreth ores 12:00 deri në 13.30 kam qenë si zakonisht në ambientet e Kryesisë së Kuvendit duke u marrë me punen time si deputet, anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. Por në orën 18.00 do të jem i pranishëm në një takim të kandidatit Muharem Rama në fshatin tim te lindjes. Aleanca për Shqiperine Europiane është e bashkuar në mbështetje të kandidatit Muharem Rama dhe unë tërësisht i angazhuar në fushatën e 11 shtatorit si deputet i PS për Qarkun Dibër”, u shpreh deputeti i PS, duke reaguar për incidentin që u raportua më herët në media.

Ndërkohë i pyetur për marrëdhëniet e partive të koalicionet, PS-së me LSI-në dhe PDIU-në, dhe a po e mbështesin ato kandidatin Rama, Ulsi Manja tha se gjithçka shkon normalisht mes partive të koalicionit. Ai e përforcoi duke shtuar se “sot në Maqellarë ka patur një miting ku pjesëmarrja e LSI dhe PDIU në krah të z.Ruçi ka qenë e lartë”. /Riviera Dedaj-Opinion.al

Share:
Reklama juaj