Home KRYESORE Zbulohet SMS –ja që inspektori i policisë i dërgoi kultivuesit të kanabisit

Zbulohet SMS –ja që inspektori i policisë i dërgoi kultivuesit të kanabisit

Inspektori i policisë së Kolonjës, Edvin Meko, ishte vetë kultivues i kanabisit në zonën Qinam – Radovickë. Por përveç kësaj, sipas hetimit tremujor të prokurorisë dhe SHÇBA, ai bashkëpunonte me disa kultivues të tjerë.

Pakti ishte që t’i njoftonte sa herë policia kryente operacione antikanabis, në mënyrë që të mos kapeshin. I njoftonte me SMS. Një prej mesazheve është nisur ditën kur FNSH nga Tirana shkuan në parcelat me kanabis të Mariglen Nuredinit.

“Largohu menjëherë së bashku me ‘dhitë’ nga parcelat. Hidhi të gjitha çfarë ke aty. Mos lër asgjë të dyshimtë”, shkruan ai ne sms.

Share: