Home KRYESORE Zgjedhjet në Peshkopi me 11 shtator. Test për koalicionin PS-LSI

Zgjedhjet në Peshkopi me 11 shtator. Test për koalicionin PS-LSI

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dreketuar sot datën e zgjedhjeve që do të mbahen për kryetar të Bashkisë së Peshkopisë. Këto zgjedhje vijnë si pasojë e publikimit të një video-skandali, ku kryebashkiaku u denoncua nga media ku i kërkonte favore seksuale një vajze, ku i cili u shkarkua menjëherë me vendim qeverie.

Presidenti ka dekretuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Peshkopi, datën 11 shtator. Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, për ta rikthyer në vendin e punës, duke i dhënë fund procesit gjyqësor dhe hapur kështu rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme.

Mirëpo, zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Peshkopisë, do nxjerrin në pah ose jo edhe dasitë mes PS dhe LSI. Kandidati i dale jashte loje eshte kandidature e te dy partive dhe duhet pare nese keto dy parti do dalin perseri me kandidate te njejte?

Share: