Home KRYESORE Zheji: Kam dëshirë ta dëgjoj piskamën e Erit për 57ml$ që na...

Zheji: Kam dëshirë ta dëgjoj piskamën e Erit për 57ml$ që na humbi Gjiknuri!

Nga Artur Zheji

Kam të drejtë replike Erion. Më kishe përmendur emrin! Pa vend simbas meje! Por dhe kjo dashuri tregon! Vëmendje! Ndoshta mall! Ose sepse vetëm unë të dëgjoj me vëmendje sa herë që flet! Sepse të them të drejtën nga Grupi yt parlamentar, ti Flet! Nuk jam dakort gjithmonë Eri, por të dëgjoj! Dhe ti e di, prandaj më ngacmon! Ska gjë qytetar jam, 3 breza, ky është disfavor i madh i imi, por në këtë rast, kam mësuar nga Erich From: “Artin e të dëgjuarit”, një manual i mirëfilltë filozofik, për të kuptuar se cfarë fiton njeriu nga mënyra se si dëgjon…

Nejse vlla Eri… Se cfarë ke ti me Lulin apo me Lylin, është puna jote dhe nuk të hyj në bahce të nofkave që u vini njeri tjetritvlla!

Po lajmi i Tch dhe jo i sajuar nga Turi, Zheji, Zheja apo ku di unë si të vjen për mbarë, thuhet se sapo kemi humbur një cikërrimë 57 milionë dollarëshe!

Në të vërtetë nje pjesë deputetësh nga PS, ndoshta edhe nga PD, nuk përjashtohet, i kanë dhe ata kaq para, pamvarsisht cthotë ILDKP.
Ti e di që unë nuk po sajoj!

Edhe unë e di, që ti e di, që ajo që unë di, e di edhe ti! Duket e ngatrruar kjo që shkrova, por jo për ty, as edhe për autorin e “Kurbanit”, që është, padyshim ku e ku më lart në stil thonë oborrtarët, por mua më duket më i ngatrruar dhe më i ngarkuar, se devetë e karvanit, që u lëhin qentë e popullit anash dhe nga pas!

Por më thonë se lexohet aq shumë ndër socialistët shqiptarë, ata qofshin. Që e blejnë dhe e mbajnë në bibliotekën e tyre në një vend të dukshëm e kuptoj, por ta lexojnë, më duket e pamundur. Tani e tutje thonë se dotë lexohet edhe ndër socialistët serbë, dhe jo vetëm.

Nejse. Më rrëmbeu fjala. Si do tja bëjmë pra me ato 57 milionët që na humbi Gjiknuri? Edhe një 300 milionce në $, nga pretendimet e qeverisë, ku meritë patjetër ke edhe ti, edhe ato avulluan!
Do kërkojmë vallë dorëheqjen e Gjinos, ti si deputet dhe unë si Turi i shoqërisë civile?
Këtu poshtë po të jap për kujtesë të publikut lajmin e Tch:

“Audituesi ndërkombëtar i pajtuar për të zgjidhur konfliktin e taksave mes qeverisë shqiptare dhe “Bankers Petroleum” i ka dhënë të drejtë kompanisë kanadeze.

Ky vendim detyron qeverinë t’i kthejë mbrapsht kompanisë së naftës 57 milionë dollarë taksa, nga të cilat 37 milionë janë arkëtuar sakaq në buxhet.

Konflikti mes palëve kulmoi vitin e kaluar, kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të “Bankers Petroleum”, por zanafilla e tij është viti 2011.

Një raport i Agjencisë së Burimeve Natyrore gjeti se në 2011-n “Bankers” kishte raportuar mbi 300 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara, duke shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin.

Pas llogaritjeve, administrata tatimore deklaroi se përmes këtij veprimi kompania kishte shmangur 57 milionë dollarë taksa. Si rezultat, Tatimet bllokuan llogaritë e kompanisë, e cila kërcënoi me arbitrazh. Pas debateve, u ra dakord në një zgjidhje.

“Bankers” pranoi të paguante detyrimin me këste për 12 muaj, por në të njëtën kohë palët ranë dakord që të pajtonin një auditues, i cili do të shqyrtonte konfliktin.

Sipas marrëveshjes, vendimi i audituesit do të ishte përfundimtar.

Këtë të hënë paneli auditues i përbërë nga “Price Water House Coopers” dhe “Navigant” bëri publik raportin, ku i japin të drejtë “Bankers” dhe rrëzojnë qeverinë.

“Vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si i tillë autoritetet në Shqipëri do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të rimbursuar “Bankers” për pagesat e bëra deri më tani”, thotë vendimi.

Vendimi i audituesve detyron qeverinë shqiptare t’i kthejë mbrapsht kompanisë kanadeze 37 milionë dollarë që ajo ka paguar deri më tani dhe të heqë dorë nga pretendimi për të arkëtuar 20 milionë të tjera.

Dhe kjo është një shumë, e cila do të shkaktonte jo pak probleme për buxhetin, pasi është gati dy herë më e madhe se ulja e të ardhurave që qeveria miratoi në korrik./360gradea.al

Share: