Home KRYESORE ZV. ministri Belortaja: Jugoret paragjykojnë verioret dhe jo anasjelltas…

ZV. ministri Belortaja: Jugoret paragjykojnë verioret dhe jo anasjelltas…

Nga Selim Belortaja…

Zakonisht e quajmë “nxitje e urrejtjes veri-jug” por më duket se ky emërtim është pak ..hilacak. Se në fakt (ta themi troç) aty kemi thjesht një prirje të ulët të pak pseudo shqiptarëve “jugorë” ndaj Veriut, ndaj bashkëkombësve të trevave veriore e verilindore.

Shpesh mes “intelektualësh” kjo nuk bëhet direkt dhe troç, i biet rretherrotull me dal’ po aty: që veriorët janë pak..ndryshe! Them është e njëanshme, sepse në fakt unë nuk kam hasur as një “verior” të vetëm që të shfaqë hije zhvlerësimi për korçarin, beratasin, përmetarin, kolonjarin, lushnjarin, skraparlliun, sarandjotin etj.

I njëjtë është edhe qëndrimi dominues i anës tjetër. Për vete jam korçar, ndër dy shokët më të mirë deri sot -njëri shkodran, ndër dy studentët më të mirë (dhe më vonë kolegë) -njëri dibran, ndër dy shefat më të lartë -njëri tropojan, me kuksianët, hasianët, kosovarët (e kisha një bashkëstudent në dhomë me origjinë andej), etj. etj, kemi shkuar vetëm mirë.

As na ka shkuar mendja të pyesin se “sa veriorë janë”, palè t’i dallojme nga bashkëkrahinorët tanë. Dhe kjo s’është punë “brezash”. Djali im psh, shokun më të ngushtë e më të afërt sot e prej 10 vitesh e ka ..nga Tropoja! Kjo s’na pengon që të ndihemi ..po aq korçarë!

Nuk ka asgjë më qëllimkeqe, më të shëmtuar, por fatmirësisht edhe ..më të dështuar, se sa kjo e kësaj dasie mes shqiptarëve. Përveçse po aq e poshtër kjo është edhe më e pakuptimtë se sa psh dasia fetare, e cila fundja është sfidë e përbotshme dhe ka edhe shtysën e vet doktrinore.

PS: Selim Belortaja eshte zv. minister i jashtem perfaqesi e LSI

Share: