Home KRYESORE Arrestimi i te denuarit si nëpër filma (VIDEO)

Arrestimi i te denuarit si nëpër filma (VIDEO)

Një i dënuar me 18 vite burg nga gjykata është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë. Në pranga ra Vladimir Baku, 38 vjeç, banues në Elbasan. Ndaj tij kanë nisur hetimet nga prokuroria për vrasjen e shtetasi Florenc Zhguni, ngjarje e ndodhur më 19 qershor të vitit 2006 në Selanik të Greqisë.

“Prokuroria Elbasan me vendimin penal të datës 14.04.09 të Gjykatës së Rrethit Elbasan, ku e ka dënuar me 18 vjet burg per Veprën Penale “Vrasje me dashje”. Shtetasi Vladimir Baku iu dorëzua punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Video:
Share: