Home KRYESORE Cikël debatesh mbi Etërit themelues të BE-se

Cikël debatesh mbi Etërit themelues të BE-se

#ZëriIntegrimit filloi një cikël debatesh mbi Etërit themelues të BE dhe reflektimi të ideve të ndërtimit të Europës së Bashkuar në kushtet e sotme të moderuar nga gazetari dhe studiuesi, Lavdrim Lita.

Sot u përfshinë në bashkëbisedim mbi figurën e Robert Shuman dhe modelin e tij politik në Europë z. Besnik Mustafaj – politikan e intelektual publik, z. Pëllumb Nako – përkthyes e shërbestar i Shtetit, si dhe një audience e përzgjedhur profesionistësh e aktivistësh të rinj.

Ne mendojme se Shqipëria e pozicionuar si kandidate për antarësim në BE është e interesuar të përfshihet e sinkronizohet në debatin e madh të ideve që zhvillohet në kontinent.

Share: