Home KRYESORE Dashurite nuk shihen ne pasqyre

Dashurite nuk shihen ne pasqyre

0

Nga Anila Kruti

Po ndryshoj dita -dites…
Jam bere si ere qe mbeshtjell pemet.
Si lulet e egra qe mbushin pyllin,
pas nje shiu te pare te vjeshtes..
Kam filluar te te ngjaj, sidomos nga floket.
Tani shoh endrra te bardha dhe kuaj qe rendin mbi re , me mua mbi shpine.
dhe heshtja me eshte bere fjale.
Dhe shtegetimi pulbardhe ,udhe…
Po ndryshoj…
Jam bere si ti .
Ia perseris vetes:
Jam bere si ti!
Kaq vite ..me ty ,
ne ty…
ndjekim te njejtin gjurme ,te dy .
I thyem pasqyrat.
Shihemi ne shpirt.
Dhe ndjej se dashuria ka sy…

Share:
Reklama juaj