Home KRYESORE Donald Lu: Ja kush mund ta pastrojë Shqipërinë nga kriminelët e korrupsioni!

Donald Lu: Ja kush mund ta pastrojë Shqipërinë nga kriminelët e korrupsioni!

Ambasadori amerikan, Donald Lu, i zhgënjyer nga politika tradicionale dhe e vjeter tashme beson te të rinjtë se do të sjellin një të ardhme më të mirë për vendin dhe nje politik berje me mendesi te re.

Këtë deklaratë diplomati amerikan e bëri gjatë një bashkëbisedimi me 200 nxënës në përmbyllje të një projekti vjetor për mjedisin dhe pastërtinë.

“Unë besoj se të rinjtë udhëheqin jo vetëm në mjedis, por në përmbushjen e të gjitha ëndrrave të kësaj gjenerate. Pa dyshim një botë më të mirë dhe më të pastër për ju dhe fëmijët tuaj të ardhshëm, por gjithashtu një sistem politik të lirë nga korrupsioni dhe kriminelët, një sistem edukimi që u jep mundësi të gjithëve, dhe një ekonomi që krijon vende pune dhe dinjitet për çdo qytetar që punon shumë në këtë vend”, tha ambasadori.

Share: